LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Do jesh gjithmonë me ne’/ Homazhi i Cristiano Ronaldos për babanë

5 Tetor 2017, 21:20, Aktualitet CNA

Për Cristiano Ronaldon dihet çdo gjë gjithmonë. Tani që do bëhet baba për herën e katërt, mendimet e tij shkojnë për babanë e tij, Jose Dinis, që vdiq në moshën 57 vjeçare nga problemet e alkolit. Një histori e trishtë e të kaluarës, por kjo nuk do të thotë që Ronaldo nuk do ta kujtojë. Këtë herë ka vendosur ta bëjë publike në rrjetet sociale.

Kampioni portuges i futbollit ka vendosur të postojë në rrjetin social Instagram një foto ku ndodhet me djalin e madh Cristiano Junior 7 vjeç dhe me 2 binjakët Eva dhe Mateo. Në foto ai ka vendosur të na tregojë dhe portretin e të atit, dhe poshtë fotos shkruan : Do jesh gjithmonë me ne./CityNews1

Lajmet e fundit nga