LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha: Kryebashkiaku Sejdini erdhi në Tiranë me truproje të armatosur

5 Tetor 2017, 19:54, Aktualitet CNA

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ?Të Ekspozuarit? të Ylli Rakipit në News24, rindërtoi skemën e ?masakrës së Elbasanit? të vitit të kaluar.

?Më 3 shkurt të vitit të kaluar, ndodhi ajo që tani identifikohet si ?masakra e Elbasanit?, pasi një grup shkojnë të vrasin me një goditje të vetme 14 pjesëtarë të fisit Çapja, dhe kjo ngjarje është pa autor. Në atë ngjarje u vranë tre persona dhe u plagosën tetë të tjerë. Çapjet për herë të parë u goditën në një goditje të vetme. Personi që ka më autoritet të fisi Çapja mbeti i plagosur?, tha  Hoxha.

?Katër muaj më pas, personit që u plagos, iu bë një atentat, por ai  shpëton. Çapjat u goditën sërish. Dy ditë më pas, skuadra e operacioneve speciale goditet me armë automatike; goditet nga fisi Çapja, pasi ata ishin të veshur civilë. Çapjat deklaruan nuk i njohëm që ishin policë, por mendonim se ishin hasmët?, shpjegoi gazetari i njohur.

?Fakti që ata nuk reaguan, u krijua ideja për krijimin e një grupi tjetër, dhe ky grup thuhej që kishte mbështetje politike, kishte mundur të korruptonte pjesëtarë të policisë, prokurorisë, etj. U krijua ideja që Çapjat po i godiste fisi Memaj, por unë nuk e kam besuar, këtë histori?, ? theksoi Hoxha.

?Në këto momente, ? shton gazetari investigativ, ? u identifikua një grup personash, në këto kohë policia merr në mbrojtje edhe (krybashkiakun) Qazim Sejdini, edhe pse ai nuk kishte nevojë për policinë?.

Gazetari Artan Hoxha foli edhe për një vizitë të disa ditëve më parë në Tiranë të kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, por ?i shoqëruar nga truprojat e tij, me armë por të veshur civilë?.

?Zoti Qazimi ka qenë në Tiranë para disa ditësh dhe ka pasur truprojat e tij, por civilë. Një qytetar i ka parë me armë truprojat dhe është lajmëruar, duke lajmëruar policinë. Policia erdhi dhe arrestoi truprojat që janë dhe punonjës policie?, ? tha Hoxha.

Lajmet e fundit nga