LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kulluri: Basha, kryetari më i dobët që ka pasur PD

4 Tetor 2017, 12:40, Aktualitet CNA

?Megjithëse zgjedhja e Bashës nuk ishte legjitime dhe pati parregullsi masive, kjo parti duhet ti japë vetes një shans për të dalë nga situata ku ndodhet dhe kjo është çështje e demokratëve?.

Kështu ka deklaruar në studion e ?Report Tv?, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri.

Kulluri tha se Partia Demokratike duhet të zhvillojë diskutime për çështjet aktuale.

Ndër të tjera, Kulluri deklaroi se Lulzim Basha nuk mund të jetë fillimi i fundit të Partisë Demokratike dhe se ai duhet tu japë një mundësi demokratëve të bashkojnë partinë?

Sipas Kullurit, Basha ka shkatërruar alternativën opozitare, ka përçarë partinë dhe ka marrë vendime arbitrare.

Kulluri akuzon Bashën se po bën të kundërten e asaj qe ka bërë Berisha, pasi sipas tij ka prishur përfaqësinë ideologjike të kësaj partie.

?Sot kemi kryetar partishë në listat e PD, por nuk kemi aleate dhe fajin për këtë e ka marrëveshja e Bashës me Edi Ramën. Pesha e aleatëve ka rënë ndjeshem pas kësaj marrëveshje?- u shpreh Edvin Kulluri./ CityNews

Lajmet e fundit nga