Connect with Us

Ja dyqani ku është vendosur tritoli

Aktualitet

Ja dyqani ku është vendosur tritoli

Publikuar

-

Politikë

“Ti kryeministër, unë President”/ Nard Ndoka tallet keq me Ramën

Publikuar

-

Nga

“Ti kryeministër, unë President”/ Nard Ndoka tallet keq me Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi dje se kryeministri Rama i kishte ofruar një marrëveshje ku Basha të bëhej kryeministër dhe Rama President.

Kjo ngjarje solli jo pak reagime, ndërsa një perj tyre është dhe ish deputeti Nard Ndoka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Nard Ndoka e këshillon me ironi kryeministrin të bëhet President i klubit të futbollit “Flamurtari”, i cili është edhe ekipi i qytetit të Vlorës, ku kryeministri ka dalë si deputet i zonës.

LEXO EDHE:  Policia aksion në Tiranë/ Arrestohen 5 persona

LEXO EDHE:  Përplasi 7 makina ndërsa ndiqej nga policia/ Zbardhet identiteti i autorit

“Një zgjidhje e mirë, mbasi don të jesh President patjetër”, shkruan Ndoka krah fotos ku i sugjeron kryeministrit të bëhet president i Flamurtarit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ “Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën”

Publikuar

-

Nga

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ "Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën"

Ish-raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein i ftuar në “News24” nga gazetarja Nisida Tufa  foli për pozicionin e ri si këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai sqaroi prapaskenat e këtij pozicioni, të cilin e ka marrë zyrtrisht këtë javë.

“Jam mirënjohës ndaj kryetarit të Kuvendit që ma kërkoi një detyrë të tillë sepse kemi vite që bashkëpunojmë për Shqipërinë. Sepse unë nuk mund ta mendoj që thjesht të rri në shtëpi dhe tashmë që nuk jam më reporter të mos mendoj për Shqipërinë.

Dhe do më vinte shumë mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe një ndihmë e mëtejshme nga ana ime është akoma më mirë dhe mezi e pres zbatimin e një detyre të tillë”, tha Fleceknstin duke u përgjigjur edhe për ditët kur u njoh me këtë propozim.

LEXO EDHE:  Foto-“Korona kalon vetë, jo vaksinë me detyrim”/ Protesta edhe në Tiranë

LEXO EDHE:  Kancelarja Merkel: Shqiperia ka akoma shumë, shumë probleme të mëdha

“Ishte një ftesë nga ana e kryetarit të Kuvendit. Po e pranova, veçanërisht sepse të jesh këshilltar për parlamentin duhet të jesh këshilltar i kryetarit të Kuvendit, por edhe të grupeve parlamentare sigurisht. Kjo ndihmon ndoshta të mos shihet si e njëanshme.

E kemi diskutuar këtë javë sesi mund të jetë një detyrë e tillë. Sigurisht kam diskutuar edhe me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, por edhe me kreun e PD Lulzim Basha.

Kam disa ide, këshilla për të diskutuar me parlamentin për këtë proces, të nxis zhvillimin të jem sa më konstruktiv të jetë e mundur, të hapim diskutime me shoqërinë civile dhe besoj se ka shumë gjëra për t’u bërë, por tek e fundit tashmë nuk jam më reporter, jam thjesht këshilltar”, tha Fleckenstein. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Vijon të rëndohet situata nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin janë regjistruar 199 raste të reja të të infektuarve me Covid 19, ndërsa janë regjistruar dhe 8 viktima.

Mes viktimave të fundit është një i ri vetëm 24 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e reja janë konfirmuar në: Shkup-90, Kumanovë-17, Dibër-6, Shtip-9, Prilep-3, Tetovë-12, Strugë-12, Manastir-2, Ohër-4, Kavadar-2, Gostivar-5, Strumicë-2, Radovish-1, Krushev-1, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Sveti Nikollë-24, Kërçovë-3, Resnje-2.

LEXO EDHE:  Kancelarja Merkel: Shqiperia ka akoma shumë, shumë probleme të mëdha

LEXO EDHE:  Trafikantët shkëmbejnë makinat dhe drogën në rrugë/Nuk i shpëtojnë policisë

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 120 persona të shëruar nga koronavirusi: Shkup-94, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-1, Ohër-6, Gostivar-2, Krushev-1, Makedonski Brod- 1.

Ndërkohë dëri më tani numri i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 7 975 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 376 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE