LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Amerika voton kundër LGBT-së në OKB ndërsa Shqipëria voton pro

4 Tetor 2017, 12:02, Aktualitet CNA

Administrata  e Trump urdhëroi përfaqësuesit e vet diplomatikë të votonin kundër një projekt resolute të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së përsa i përket dënimit të aplikimit të dënimit me vdekje për persona të rritur, që janë kapur duke kryer marëdhënie homoseksuale (marëdhënie pederastije dhe lezbike) me dëshirë. Ministri Bushati urdhëroi diplomatët shqiptarë të votojnë pro kësaj resolute me sebepin, që Qeveria Rama është një mbrojtëse e palëkundur e të drejtave të njeriut. Administrata Trump dështoi në këtë votim, sepse pro rezolutës votuan 27 vende duke filluar nga Shqipëria e Bregu i Fildishtë e deri te Holanda. Kundër bashkë me SHBA-në votuan 13 vende duke filluar nga Botsvana deri te Japonia. Disa vende përfshirë edhe Kubën komuniste të Raul Kastros preferuan të mos dalin kundër dëshirës së administratës Trump si Shqipëria e kryeministrit Edvin, por thjesht abstenuan në këtë votim mjaft të rëndësishëm!

Bushati trumbeton, sa herë që i jepet rasti, për partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri, megjithatë Shqipëria voton të kundërtën e partnerit të saj strategjik Amerikës së Presidentit Trump! Pavarësisht shijeve dhe pëlqimeve personale të z. Bushati apo edhe të të tjerëve rilindas deputetë e ministra, diplomatët e Bushatit do të kishin bërë mirë të votonin në unison me SHBA-në dhe jo kundër. Është turp për Shqipërinë e rilindur gjatë 4 viteve të qverisjes së kryeministrit Edvin Rama, që të jetë edhe më antiamerikane sesa Kuba e vëllezërve Castro!!!!

Fatkeqësisht edhe opozita e përfaqësuar ?De Juro? nga z. Lulzim Basha për konflikt interesi apo për kompleks inferioriteti ndaj ambasadorit amerikan në detyrë në Tiranë e ka qepur gojën për këtë skandal diplomatik të ministrit Bushati. Opozita e z. Lulzim midis presidentit Trump anti LGBT dhe ambasadorit Lu pro LGBT ka zgjedhur t?i mbaje anën këtij të fundit. Ia paftë hajrin zgjedhjes së vet!

Për të zbatuar rregullin e gazetarisë të të dy këmbanave nëpërmjet rrjetit social facebook iu drejtuam me një pyetje për këtë problem Ambasadës Amerikane në Tiranë. Nuk morëm asnjë përgjigje! Me sa duket ambasadori Lu ka kohë që tre muajt e fundit të marrë pjesë në tre (shiko foton ilustruese të ambasadorit Lu në një aktivitet pro LGBT) aktivitete të OJF-ve, që promovojnë kauzën e LGBT-së në Shqipëri në kundërshtim me erën Trump, që fryn nga Uashingtoni. Mjerisht vartësit e tij nuk kanë kohë e nge t?i përgjigjen një pyetje për këtë votim në OKB-ë të Shqipërisë në disakordancë me aleatin strategjik amerikan. Me modesti maksimale do t?i sugjeronim ambasadorit Lu, që mos të sillet më sipas proverbit shqiptar: Ha bukën e turkut dhe bën davanë e kaurrit (ha bukën e Departamentit të Shtetit dhe bën davanë e Xhorxh Sorosit)!/CityNews

GJERGJ THANASI

09:37 Aktualitet

Shpërthim në Paris

Zyrtarët jordanezë dhe francezë kanë thënë se nuk është e qa...

Lajmet e fundit nga