LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhaçka: 400 milionë lekë për Forcat e Armatosura

3 Tetor 2017, 10:12, Aktualitet CNA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka deklaruar se 400 milionë lekë ose 1.15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto do shkojnë për modernizmin e Forcave të Armatosura

Deklarata e Xhaçkës është bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me homologun polak Antoni Macierewicz në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë fjalës së saj Olta Xhacka u shpreh se takimi me homologun polak ishte i dobishëm, ndërsa e ka falënderuar atë për ndihmën që Polonia i ka dhënë Shqipërisë.

?Takimi ishte i dobishëm dhe e falënderova Antoni Macierewicz për vizitën në Tiranë si dhe për ndihmën që Polonia i kanë dhënë Shqipërisë. Në bashkëpunim me aleatët tanë do vendosen edhe radarët për hapësirën ajrorë. E sigurova kolegun polak se Shqipëria do punojë më shumë sa i përket çështjes së sigurisë. Folëm edhe për misionin tonë kah aleancës së NATO-s.?- tha ndër të tjera ministrja Xhacka./ CityNews

Lajmet e fundit nga