LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Termet' në instancat shtetërore amerikane / Përzihen diplomatët kubanezë

3 Tetor 2017, 17:06, Aktualitet CNA

15 diplomatë kubanezë janë larguar ditën e sotme  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën pretendimin se Kuba nuk ka arritur të mbrojë diplomatët amerikanë nga sulmet akustike misterioze të ndodhura në Havanë.

Lajmi është bërë i ditur nga departamenti amerikan i shtetit, i cili ka pohuar se atyre u është dhënë një afat shtatë ditor për lënien e postit, ndërkohë që nuk dihen detajet se kush do të jenë zëvendësuesit e tyre.

Ky vendim erdhi si pasojë e një sërë sulmesh të ndërmarra, për të cilat nuk është bërë përpjekje efektive në parandalim. SHBA-ja deklaron se ?personeli diplomatik i SHBA-ve nuk do të dërgohet në Havanë derisa qeveria kubaneze të japë garanci për sigurinë e tyre?. /CityNews

Lajmet e fundit nga