LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi në Las Vegas/ Arsenal armësh në banesën e autorit

3 Tetor 2017, 08:13, Aktualitet CNA

Policia e Las Vegasit po vijon hetimet për të zbuluar arsyen e sulmit, që i mori jetën të paktën 59 personave, ndërsa 527 të tjerë mbetën të plagosur.

64-vjeçari Stephen Paddock, hapi zjarr nga kati i 32-të i hotelit ?Mandalay Bay? drejt turmës së njerëzve të mbledhur në një koncert të hapur duke qëlluar pa pushim .

Forcat e rendit gjetën 42 armë zjarri, përfshirë pushkë automatike në dhomën e 64-vjeçarit dhe 19 armë të tjera zjarri dhe eksplozivë në banesën e tij, shumica të blera në dyqan.

Policia sërish nuk po arrin të identifikojnë motivin e gjestit ekstrem.

Hetuesit nuk gjurmojnë asnjë lidhje mes vrasësit dhe terrorizmit ndërkombëtar, pavarësisht pretendimeve të Shtetit Islamik se Paddock e kreu sulmin në emër të tij./CityNews

Lajmet e fundit nga