LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pranga pronarit të servisit ku përgatitej droga

3 Tetor 2017, 11:26, Aktualitet CNA

Policia e Lezhës bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Dodë Markvukaj , 49 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë ?Deltar? të zhvilluar ku u sekuestruan 25 kg 230 gr Mariuanë si dhe 7 automjete dhe u arrestuan 3 shtetas ( drejtuesi i rrjetit të trafikut të drogës dhe transportuesit) .

Shtetasi Dodë Markvukaj është pronari i servisit ku përgatitej dhe paketohej lënda narkotike, si dhe gjatë kontrollit në atë servis u gjet një sasi lënde narkotike Mariuanë.

Vepra penale në ngarkim të tij ?Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike? kryer në bashkëpunim? parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./CityNews

Lajmet e fundit nga