LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja në Lushnje/ Arrestohet personi i shpallur në kërkim

3 Tetor 2017, 07:32, Aktualitet CNA

Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur gjatë natës së datës 02.10.2017, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi me inicialet A.Z.

Uniformat blu bëjnë të ditur se është arrestuar personi i shpallur në kërkim si dhe është sekuestruar arma e krimit.

Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arretimin në flagrance të shtetasit të shpallur në kërkim, L.D. 33 vjeç, banues në Pluk, Lushnje.

Ky shtetas është autor i dyshuar për kryerjen e veprave penale ?Kanosja?, ?Prishja e rendit dhe qetësisë publike?, ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe monicionit? si dhe ?Verpime që pengojnë zbulimin e së vërtetës? parashikuar nga Nenet 84, 274, 278 e 301 të Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit tip automatik model 56./ CityNews

Lajmet e fundit nga