LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Xhafaj zbulon kush do të qëndrojë në Polici pas vetingut

3 Tetor 2017, 17:31, Aktualitet CNA

Ditën e martë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i ka dërguar letër çdo drejtuesi policie ku përveç inkurajimit dhe falenderimit për punën në shërbim të ruajtjes së rendit publik, zbulon edhe cilësinë që do ta sundojë strukturën e Policisë pas vettingut .

Kështu, ministri Xhafaj u ka bërë të qartë drejtuesve në atë letër se pjesë e Policisë do të jenë vetëm kuadrot profesionalishtë të aftë dhe me integritet të lartë moral dhe kjo cilësi, sipas Ministrit, përbën sfidën e parë në radhët e uniformave  blu.

?Sfida jonë e parë është sigurimi dhe garantimi i profesionalizmit brenda vetë forcave të policisë. Do të duhet të ndajmë nga trupi i shëndetshëm i Policisë së Shtetit  çdo gjymtyrë të gangrenizuar, të lidhur me krimin, të vënë në shërbim të tij apo dhe që ka fjetur gjumë përpara krimit. Për këtë arsye, akti im i parë si Ministër i Brendshëm, shënoi nisjen e procesit për organizimin e Veting-ut  për të gjithë punojësit e Policisë së Shtetit. Pjesë e këtij shërbimi do të jenë vetëm njerëz profesionalisht të aftë dhe me integritet të lartë moral?, shkruan ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në letrën dërguar kuadrove drejtues të Policisë së Shtetit./CityNews

Lajmet e fundit nga