LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takon ministrin e Luksemburgut / Do të vijojë mbështetja për integrimin në BE

3 Tetor 2017, 15:07, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim zyrtar në Presidencë, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Evropës së Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn.

Kreu i Shtetit ka vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa e falënderoi ministrin Asselborn për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.

Po ashtu Meta është shprehur i bindur se BE-ja do të vijojë me një strategji gjithëpërfshirëse për integrimin e të gjithë rajonit në BE.

Nga ana e tij, ministri Asselborn, e ka siguruar Presidentin meta për përkrahjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, dhe është shprehur se do të ofrojë edhe ndihmë të drejtëpërdrejtë për tu përgatitur për negociatat. /CityNews

Lajmet e fundit nga