LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha, skandal diplomatik në Ambasadën gjermane

3 Tetor 2017, 17:41, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është bërë pjesë e një skandali diplomatik në pritjen e Ambasadës gjermane për ditën kombëtare.

Ai është larguar nga takimi, pa pritur të mbahej fjala e ambasadores gjermane.

Autoritetet më të larta të vendit, deputetë, ministra, sipërmarrës etj, ishin sot në pritjen zyrtare të Amabasadës së Gjermanisë me rastin e 3 tetorit, 27 vjetorit të bashkimit gjerman.

Por, Lulzim Basha, i ftuar në këtë pritje, i ka habitur të gjithë.

Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se ai u largua pa filluar përshendetja e ambasadores Susanne Schutz, për t?u takuar në një kafene me një biznesmen.

Me sa duket, për Bashën çështjet e biznesit janë më të rëndësishme se marrëdhëniet diplomatike me vendin më të rëndësishëm në Europë.

Lajmet e fundit nga