LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lidhjet e paligjshme të energjisë/ OSHEE kërkon ndihmën e policisë

3 Tetor 2017, 12:52, Aktualitet CNA

Drejtues të OSHEE dhe policisë në Fier u mblodhën për të koordinuar aksionin e radhës për ndëshkimin e rasteve të lidhjeve të paligjshme e vjedhjes së energjisë elektrike.

Takimi ka ardhur pas rezultateve të dobëta në identifikimin dhe ndëshkimin e rasteve të lidhjeve të paligjshme e vjedhjes së energjisë.

Mësohet se do të nisin kontrollet dhe do të kryhet prerja e lidhjeve të paligjshme të energjisë, ndërsa policia thotë se nuk do të kursehen as punonjësit e OSHEE që fshehin rastet.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë në Fier pret bashkëpunimin e plotë të policisë për aksionin e prerjes së lidhjeve të paligjshme dhe vjedhjes së energjisë.

Në një takim me drejtues të policisë, janë diskutuar masat që do të merren, ndërsa Drejtori i OSHEE për zonën e Fierit, Armando Zhukaj, është shprehur se ka rezultate të zbehta në këtë qark, ndaj dhe do të shtohen kontrollet për të goditur rastet e vjedhjes së energjisë./ CityNews

Lajmet e fundit nga