Connect with Us

Horoskopi i ditës, 3 tetor 2017

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 3 tetor 2017

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që do arrini t’i sqaroni edhe mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur. Beqarët duhet të mos mbyllen në vetvete, por të dalin me miqtë dhe të njohin persona të rinj. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe nuk do lodheni derisa ta gjeni zgjidhjen e duhur. Situata do jetë e qetë.

DEMI 21. prill – 21. maj

Edhe pse nuk do keni shumë kohë për t’ia kushtuar partnerit/es tuaj, duhet të flisni me të dhe t’ia sqaroni situatën. Vetëm në këtë mënyrë ai do iu kuptojë. Beqarët do kenë dëshirë vetëm të përjetojnë emocione, kështu që nuk ka rëndësi edhe nëse fillojnë thjesht një aventurë. Në planin financiar situata do përmirësohet.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Në krahët tuaja partneri/ja do ndihet si në ëndërr sot dhe do ua shprehë pa pushim ndjenjat. Ambienti do jetë gjithë kohës i nxehtë dhe mjaft sensual. Beqarët do kenë me të vërtetë një takim vendimtar i cili do ua ndryshojë jetën. Jupiteri do jetë planeti që do iu sjellë fat në planin financiar dhe do iu ndihmoje ta përmirësoni buxhetin.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ditë mjaft e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Do e thelloni edhe më tepër bashkëpunimin në çift dhe nga ana tjetër do kaloni momente të paharrueshme. Beqarët duhet të reflektojnë mirë para se të pranojnë ftesat. Financat duhen menaxhuar me kujdes. Mos rrezikoni.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Gjatë kësaj dite do keni më shumë nevojë për pavarësi në çift. Flisni me partnerin/en tuaj për këtë gjë dhe mos merrni vendime të nxituara. Nga ana tjetër shmangni edhe gënjeshtrat sepse ato do e ndërlikojnë mjaft situatën. Beqarët do bëjnë çdo lëvizje të mundshme për të gjetur personin ideal. Financat fatmirësisht do jenë gjithë kohës te mbrojtura.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Ditë përgjithësisht e mirë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do filloni të bëni edhe projekte në çift në mënyrë që të siguroni një të ardhme të ndritur së bashku. Beqarët do kenë disa ndryshime në jetën sentimentale, por nuk duhet të nxitohen për asgjë. Në planin financiar tregohuni sa më vigjilent dhe mos kryeni shpenzime pa u menduar më parë.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Venusi dhe Marsi do ua bëjnë jetën në çift edhe më të bukur gjatë kësaj dite. Duke qenë se të dy janë planet e ndjenjave, mbrëmja do jetë edhe më e nxehtë dhe emocionuese. Dashuroni ashtu si ta ndjeni. Beqarët duhet t’i mbajnë këmbët në toëe dhe të mos besojnë premtimet e pabaza. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Ekuilibri do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël me partnerin/en dhe çdo gjë do shkojë më së miri. Për beqarët do ketë jo vetëm takime, por edhe dashuri me shikim të parë. Financat do kenë tronditje për shkak të pamaturisë që keni treguar kohët e fundit.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Të gjithë planetët do ndikojnë sot në jetën tuaj në çift, prandaj çdo gjë do jetë e mundur. Nëse bëni pak më tepër lëshime ndaj partnerit/es ambienti do ngrohet më shumë sesa mendonit. Për beqarët priten takime mjaft emocionuese të cilat do mund t’ua ndryshojnë jetën. Situata financiare do jetë më e mirë se kohët e fundit.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Venusi do iu mbështesë sot në çështjet e zemrës. Do e kuptoni se e keni lënë pas dore partnerin/en tuaj dhe do mundoheni të “shlyeni” gabimet e bëra. Beqarët nuk duhet të sforcohen shumë për të krijuar lidhje. Ekuilibri financiar nuk do ketë probleme nëse ju shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Do keni shumë besim tek partneri/ja juaj sot, por në mbrëmje do zhgënjeheni mjaft nga ai dhe do ndiheni keq. Beqarët edhe pse nuk do e gjejnë princin e tyre të kaltër nuk do mërziten aspak. Së bashku me miqtë do përjetoni kënaqësi të papërshkrueshme. Në planin financiar situata do jetë e stabilizuar.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Pritet që marrëdhënia juaj në çift të ketë përmirësime të ndjeshme gjatë kësaj dite. Ka ardhur koha t’i shprehni më tepër ato që ndjeni dhe të përkujdeseni më tepër për partnerin/en. Beqarët më në fund do e gjejnë personin që i kishte bërë të ëndërronin aq shumë dhe do ndihen të plotësuar. Në planin financiar duhet të merrni masa./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Dy palë servilash bëhen pushta për pushtet”/ Ibsen Elezi ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës

Publikuar

-

Nga

“Dy palë servilash bëhen pushta për pushtet”/ Ibsen Elezi ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës, pak para zgjedhjeve

Ibsen Elezi, kandidati që u përjashtua nga gara për kryetar të PD-së, ka dalë  me një reagim në rrjetet sociale, pak orë para gjedhjeve brenda partisë.

Me tone ironike, Elezi ka publikuar bisedën me një anëtarë të PD, ndërsa shkruan se PD është më shumë se dy palë servilash që bëhen pushta për pushtet.

“Neser voto si mendon dhe jo si te thone !

– Me pyet ne Kukes nje anetar i PD: ” si e mendon per neser” ?

– I them: ” une jam i deklaruar”.

–  Me tha :”kam ndryshu mendje do votoj per Lulin”

– I them : ” po pse ” ? 🤣

– Me tha: “eshte i vetmi qe e bashkon PD te ne,

dy palet qe ishin ne  lufte per 4 vjet, e s’paten lene gje pa thene per nj-tj, me kane kap per Lulin”.

– I thash: ” e kuptova por PD eshte me shume se dy pale servilash qe behen pushta per pushtet”.

Gjeja me e keqe e servilit eshte se nuk mjaftohohet me veten, por do te bej shume si veten.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Publikuar

-

Nga

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Pas tërheqjes nga politika të Gramoz Ruçit, ka reaguar dhe zëvëndëskryeministri Erion Braçe.

Braçe shkruan se PS-ja nuk do te jetë njësoj pa Ruçin as në paqe e betejë.

Braçe shprehu mirënjohjen për Ruçin e gjithçka që ka dhënë në këto vite për partinë.

“Të jam mirënjohës Gramoz Ruçi! Për gjithçka në këto 30 vite. Për gjithçka në 28 vitet e mia brenda tyre. Për derën e hapur që 20 vjeç, kujdesin, këshillën, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mësuar. Mbështetjen veçanërisht në ditët e errëta e të vështira te 1996, 1997 e me tej, për t’u rritur e bërë njeri mbi të gjitha, socialist e fitues! Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty në paqe e betejë”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

22 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Kosova shënon sot 12 qershorin që njihet si dita e çlirimit. Në këtë ditë, 22 vjet më parë trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë ndersa trupat serbe po largoheshin, duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që u mori jetën mijëra njerëzve.

Më 12 qershor të vitit 1999, NATO-ja filloi operacionin e vendosjes së mbi 50 mijë trupave paqerujatëse në Kosovë, pas një fushate 78 ditëshe të bombardimeve ndaj forcave serbe, që po atë ditë filluan largimin nga Kosova.

“Erdhi koha e çlirimit kur hyri KFOR-i dhe ne shikonim nga ballkonet se si tërhiqeshin, gëzim i madh – forcat serbe po tërhiqeshin”, thotë një qytetare.

“Ishte një ndjenjë që me të vërtetë nuk e di as si të shprehem, sepse ishte një tmerr i hatashëm për më shumë se 90 ditë që ne ishim të okupuar dhe çdo moment prisnim situata të paimagjinueshme. Kështu që ajo ditë kur erdhi dita e çlirimit ishte një ditë me plot emocione, gëzim, ishte e jashtëzakonshme, ishte sikur të rilindnim për së dyti”, thotë një qytetar.

“Festa më e madhe në jetë – dita e çlirimit. Kemi qenë shumë të okupuar nga okupatori serb, tash ditën e çlirimit e festojmë çdo vit”, thotë një tjetër.

Udhëhqesit politik të Kosovës e vlerësuan si ditë historike 12 qeërshorin ndërsa vunë kurora lulesh në pllakën përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

“Jemi po ashtu këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi i cili nuk është ndalur në vitin 1999, atëherë kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë duke u shndërruar kështu në shpëtimtarët e popullit të Kosovës, por kontribut i cili ka vazhduar edhe më tej e vazhdon edhe sot për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë rajonin tonë”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të gjithë ato gra e burra të cilët u sakrifikuan e dhanë jetën, ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësisë sonë të cilën duhet ta shpiejmë më tej me zhvillim, drejtësi dhe demokraci”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 10 Gusht 2017

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 22 maj 2018

“Liria jonë ka ardhur si kontribut i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve tanë të cilët e dhanë jetën për liri, i rreth 14 martirëve të cilët e dhanë jetën që ne të jemi të lirë e ta gëzojmë shtetin e pavarësinë tonë por po ashtu edhe i bashkimit të kontributit të përpjekjes tonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtarë të cilët e ndihmuan luftën tonë”, tha kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca.

Aktualisht rreth 3 mijë e 600 trupa shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja, roli i së cilës në Kosovë vlerësohet si i jashtëzakonshëm jo vetëm për çlirimin e krijimin e një mjedisi të sigurt, por edhe rindërtimin e vendit që doli nga lufta me mbi dhjetë mijë të vrarë e rreth pesë mijë të zhdukur.

Organizatat humanitare tërheqin vërejtjen se edhe më tej ka pak perosna të dnëuar për mizoritë e frocave serbe në Kosovë, ndërsa Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës, u hodh të shtunën në një protestë për të shprehur pakënaqësinë me siç thanë, ‘njollosjen e luftës çlirimtare”.

“UNMIK-u kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve, por do të gjykojë luftën tonë çlirimtare. Në këtë përvjetor të ditës së çlirimit, themeluesit e udhëheqësit e UÇK-së gjenden prapa grilave në Hagë”, ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku.

Nëntë vjet pas hyrjes së trupave të NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 që njihet nga mbi 100 vende të botës por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

Të dyja vendet pritet që javën e ardhshme të rifillojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet evropiane. VOA

LEXO TE PLOTE