LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dalin pamje të tjera nga atentati në Vlorë / Nëna merr fëmijën e plagosur (video)

3 Tetor 2017, 14:41, Aktualitet CNA

Dy ditë pas atentetit me armë në qytetin e Vlorës, ku mbeti i plagosur Ferdinand Llanaj dhe djali i tij 8-vjeçar, televizioni ABC News ka publikuar pamjet nga momenti kur e ëma merr djalin e plagosur nga makina.

I vogli B. Llanaj ka lënë ditën e sotme dyert e spitalit, ndërkohë i ati, Ferdinand Llanaj, ndodhet ende i shtruar, pasi plagët e marra kanë qenë të rënda.

Në videon e publikuar shihet e ëma e 8-vjeçarit, e cila merr fëmijën e saj të plagosur, pasi kanë qenë të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes për shkak të afërsisë me të, vetëm 50 metra larg shtëpisë.

Kujtojm se nga atentati mbetën të plagosur 3 persona, Ferdinand Llanaj, djali i tij 8-vjeçar B. Llanaj dhe shoku i Ferdinant Llanajt, Dritan Bega. Dyshimet e para janë për një hakmarrje të mundshme. /CityNews

https://www.youtube.com/watch?time_continue=28&v=XmpxaSdT5oc

Lajmet e fundit nga