LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati në Vlorë/ 30 persona të shoqëruar nga policia

3 Tetor 2017, 13:29, Aktualitet CNA

Rreth 30 persona janë shoqëruar lidhur me atentatin e Vlorës, ku mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, djali i tij 8 vjeçar dhe Dritan Bega.

Policia konfirmon se mes të shoqëruarve janë familjarë të personave të plagosur dhe dëshmitarë okularë të ngjarjes persona që mund të kenë informacion.

Burime nga policia bëjnë të ditur se dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar në zbardhjen e motiveve dhe në identifikimin e autorëve.

Ndërkohë për Llanaj është firmosur urdhërarresti për akuzën e ?armëmbajtje pa leje?.

Llanaj është transportuar për në Tiranë për mjekim më të specializuar. Mësohet se dhe masa e sigurisë për të do të merret në Tiranë./ CityNews

Lajmet e fundit nga