LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbuloni çfarë ndodh kur njerëzit lejojnë algoritmin të dizenjojë një sallë koncertesh

2 Tetor 2017, 20:30, Aktualitet CNA

Mund të jenë marrë më shumë se 7 vjet të paplanifikuara, dhe mund të ketë kushtuar më shumë se buxheti original, por siç mund ta shikoni në këto foto fantastike, për sallën  e koncerteve në Hamburg , ia vlente pritja.

Në këtë sallë e quajtur Elbphilhaarmonie mund të ulen 2,000 persona. Është dizenjuar nga arkitektë zvicerianë Jacques Herzog dhe Pierre de Meuron të cilët janë të njohur për dizenjimin e Tate Modern në Londër dhe të një stadium në Beijing.

Bërë nga fibra gipsi, çdo panel përmban një milion “qeliza” të cilat mbështjellin  tavanet, muret dhe auditorin  qendror. Kur valët e zërit i godasin këto panele, “qelizat” ndihmojnë në formimin e tingullit duke thithur valët. Asnjë panel nuk shpërndan valët e zërit në të njëjtën mënyrë, por së bashku krijojnë një zë të përkryer të balancuar që mund të dëgjohet nga çdo cep i auditorit. Kjo gjë krijon që salla të krijojë një sound shumë të mirë dhe tingulli vjen shumë pastër në veshin tuaj./CityNews

Lajmet e fundit nga