LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi tragjik në Las Vegas/ Flet vëllai i agresorit: Jam i tmerruar dhe i habitur

2 Tetor 2017, 16:21, Aktualitet CNA

Ngjarja e rëndë e së dielës është konsideruar si një ndër sulmet me armë më të rënda që kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës,, ku 64-vjeçari Stephen Paddock hapi zjarr nga kati i 32-të me një mitraloz duke lënë të vdekur 50 persona dhe plagosur 400.

Sipas CBS News Eric Paddock tha se është “i tmerruar” dhe “i habitur” nga veprimet e vëllait të tij.

“Asnjë përkatësi fetare, asnjë përkatësi politike. Ai kishte disa armë, por ishin të gjitha të rregjistruara në mënyrë ligjore.? tha Eric Paddock.

Vëllai i “tmerruar” thotë se ai është “i habitur” nga të gjitha këto që ndodhën.

Presidenti Trump i quajti të shtënat “një akt i së keqes së pastër” në komentet të hënën në mëngjes

Hetuesit ende po përpiqen të përcaktojnë motivin e Paddock. Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS) mori përgjegjësinë për të shtënat, por nuk ofroi prova.Sipas CBS News zyrtarët e SH.B.A.-së tregojnë  se nuk ka shenja se Paddock kishte lidhje me grupet radikale islamike ose tregoi shenja të radikalizimit. Policia mori një urdhër kërkimi për shtëpinë e tij në Mesquite dhe po siguron vendin.

Regjistrimet tregojnë se Paddock u transferua në Mesquite në qershor të vitit 2016. Ai kishte jetuar më parë në Reno, Nevada, nga viti 2012 deri në dhjetor 2016, dhe u rendit në një adresë në Melburn, Florida, nga 2013 në 2015. Paddock u zhvendos midis Teksasit dhe Kalifornisë nga fundi Viteve 1990 deri në fillim të viteve 2000.

Paddock punoi për një kompani  të kontraktorit të mbrojtjes Lockheed Martin nga 1985 në 1988.

Lockheed tha se po bashkëpunonte me autoritetet për të dhënë detaje të punësimit të tij. Kompania nuk pranoi të thoshte se çfarë pozicioni mbante Paddock.

Sipas policisë ai  ishte një gjuetar i licencuar dhe kishte një licencë për të fluturuar në një aeroplan të vogël./CityNews

Lajmet e fundit nga