Connect with Us

Rama publikon video nga Apollonia/ Komentuesit: Lëri gërmadhat, por shiko rrugët

Aktualitet

Rama publikon video nga Apollonia/ Komentuesit: Lëri gërmadhat, por shiko rrugët

Publikuar

-

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur shqiptarët me një video nga parku i Apollonisë.

Rama shkruanMirëmëngjes dhe me këto pamje të Parkut të rilindur Arkeologjik të Apollonisë, ju uroj një ditë të mbarë.”

Postimi i Ramës është kritikuar sërish nga komentuesit, ku shumë prej tyre shprehen se rruga për të shkuar te parku është në gjendje mizerabël.

Gjithashtu të tjerë komentues shprehen se pupulli nuk ka bukë të hajë ndërsa kryeministri merret me gërmadhat.

Keq për gërmadhat, në vend të nxjerrësh në rrugë dicka me vlerë, je kryeministri më hajdut që ka pasë ky vend”- shkruan një komentues.

Ndërsa një tjëtër komentues shkruan “Kur te kaloje ambasadori amerikan andej nga Apollonia dergoje me helikopter se po e pa rrugen ashtu do dergoje ndonje katunare tjeter ne parlament, qe tju bej per nje lek.”

Gjithashtu një tjetër komentues i kërkon kryeministrit që në vend të merret me video, të shikojë gjendjen e rrugëve nëpër fshatra.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Konfirmohet tryeza mazhorancë – opozitë

Zoti Rama kshu ne video te merr ne qaf po ne vend te merresh me keto video per me u mburr shko neper fshatrat e tirones e shif a ka rrug. E po flas per fshatra shum afer Tirones. Turp turp turp”- shkruan komentuesi.

Ndërsa një tjetër qytetar thotë se kryeministri e ka zhgënjyer popullin që i dha votën, ja si shprehet ai “Edi e zhgenjeve nje popull qe te dha voten. Kombi shqiptar do zhvillim dhe do perendimin dhe jo perralla qe ben ti me mafiozet qeveritare ne dem te shqiptareve

Mos u mer me gjera qe nuk te perkasin ty o Rama po jepi popullit buk te haj se shqiperia po krahasohet me afriken e veriut”-thotë një tjetër komentues.

Ndërsa një tjetër komentues ka akuzuar për ndërtimin e Velierës në Durrës, sipas tij duke prishur perla të arkeologjisë, ja si thotë “Po Velieren pse e ngritet duke varrosur gjithe ato perla te arkeologjise? Kaq vlere kishte ai kal betoni?”/ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi flet për marrëdhënien me Bashën/ “Mbajti Ramën në pushtet, akuzat e mia për të vazhdojnë”

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet për marrëdhënien me Bashën/ “Mbajti Ramën në pushtet, akuzat e mia për të vazhdojnë”

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për marrëdhënien me Partinë Demokratike me të cilën ajo ka firmosur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Ne kemi qenë për taksën e sheshtë 10 % dhe Partia Demokratike ishte për 9% dhe u dakordësuam për numrin 9. Ndërkohë që për të gjitha këto 5 prioritete, për të cilat ne i kemi quajtur të qarta që janë 5 prioritete të panegociueshme, normalisht që janë të realizueshme dhe nuk kanë asnjë lloj përplasjeje me angazhimet e Partisë Demokratike. Ashtu sikurse, edhe në marrëveshjen e 1 marsit që ne kemi firmosur me Partinë Demokratike, janë edhe 13 pika të tjera, për të cilat ne jemi angazhuar bashkarisht politikisht të dy kryetarët e partive në emër të forcave politike që ne përfaqësojmë”, tha ajo.

E pyetur në lidhje me akuzat ndaj njëri-tjetrit, duke rikujtuar ato të vitit 2017 dhe kalimin në bashkëpunim ajo tha:

Akuzat e mia për zotin Basha vazhdojnë të jenë përsa i përket marrëveshjes së 2017-s dhe e dimë, ne jemi koshient që, në qoftë se LSI e solli Edi Ramën në 2013-n në pushtet me idenë që ishte koha e tij, sepse në fund të fundit ishte kryetari i Partisë Socialiste dhe i takonte Partisë Socialiste të drejtonte në atë kohë, në 2017-n ishte zoti Basha që e mbajti zotin Rama kryeministër, kështu që, qoftë LSI-ja apo qoftë PD-ja me djegien e mandateve i vunë vizën një lloj bashkëpunimi politik, që në shumicën e rasteve bashkëpunimi politik edhe për shkak të kulturës evropiane apo edhe të kulturës së politikës ndërkombëtare në vendet e zhvilluara, bashkëpunimi politik është një domosdoshmëri e cila e çon zhvillimin përpara.

Por, në Shqipëri, gjithmonë, bashkëpunimi midis forcave politike apo edhe e stabilitetit politik që mua me thënë të drejtën më ka krijuar pak skepticizëm kur ne flasim për stabilitet politik. Kam kuptuar që në tranzicion stabiliteti politik nuk është stabilitet politik./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  Andi Përmeti “dush të ftohtë” Ramës/ Po xhelozoni për dashurinë e Bashës ndaj Metës

LEXO EDHE:  Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Atentati ka ndodhur në sy të policisë”/ Klodiana Lala jep detaje të reja, ngre dyshime për PD

Publikuar

-

Nga

“Atentati ka ndodhur në sy të policisë”/ Klodiana Lala jep detaje të reja, ngre dyshime për PD

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar të tjera detaje nga ngjarja që ka ndodhur para syve të policisë.

Pjerin Xhuvani që ndërroi jetë sot është proceduar dhe arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Mbetet e dyshimtë se përse PD kishte sinjalizuar policinë për një mjet pa targa, persona nga Partia Demokratike kishte bllokuar automjetin e Pjerin Xhuvanit, duke vepruar me vetëgjyqësi, ndërkohë gjithçka mund t’i tregohej policisë.

LEXO EDHE:  Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Konfirmohet tryeza mazhorancë – opozitë

Sapo janë nxjerrë armët, ka ardhur efektivja e policisë që mbeti e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në sytë e policisë. Efektivja Xhensila Sota pritet të japë dëshminë e saj. Policia ka sekuestruar pamjet filmike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tabaku takon themelues të PD/ “Të gjithë janë bërë bashkë për ndryshimin”

Publikuar

-

Nga

Kandidatja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim  në Qytetin Studenti me themelues të Partisë Demokratike, studentë të Dhjetorit 1990, intelektualë dhe  pedagogë. Një bashkim i të gjithë brezave në Partinë Demokratike, e konsideroi Tabaku në frymën e ndryshimit që po vjen për vendin.

“Unë dua që ta kemi në formë bashkëbisedimi dhe më shumë t’u dëgjoj sesa të flasim ne, më shumë t’u dëgjoj edhe për pas 25. Unë mund të marr vetëm një angazhim nga ana ime dhe një obligim dhe një detyrim nga ana ime. Mbështetja që ne mund t’i japim arsimit në përgjithësi së pari dhe së dyti intelektualëve në veçanti”, u shpreh Tabaku.

Kandidatja e PD-së u shpreh se pas 25 Prillit nuk do të ndodhë asgjë tjetër përsa I përket pandemisë, vaksinimit por vetëm do të ikë kryeministri Edi Rama.

“Thonë që nuk do vazhdojë vaksinimi, do hiqen nga puna, nuk do jenë më nesër në administratë publike, presione nga më të ndryshmet që ndoshta unë nuk i kisha konceptuar kurrë që mund t’i bënte dhe një administratë publike, në një nivel që ka kaluar përtej çdo limiti që ka përdorur çdo forcë politike që ka qenë në pushtet. Pandemia na ndihmoi që të kemi një komunikim miqësor me njerëzit, pra i flasim, bashkëbisedojmë në sy, i sigurojmë që këtu do jemi, pas 25 prillit nuk do ndodhë asgjë e keqe, thjesht do ikë Edi Rama.

Po ndërrohet pushteti e thanë disa këtu, nuk është rrotacion, është ndërrim pushtetesh dhe unë bësoj që kam mbështetjen dhë bashkëpunimin tuaj që të gjithë bashkë, të bëjmë thirrje për të votuar sa herë dhe sa kohë kemi mundësi. Pjesëmarrja e lartë favorizon opozitën dhe unë për këtë kërkoj mbështetjen tuaj. Të thërrasim për pjesëmarrje të lartë. Unë e kam siguruar administratën publike që kushdo që është në punë, për vite, me integritet, i pakorruptuar do jetë atje nuk do e gjejë asgje e keqe. Do vazhdojë proçesi i rindërtimit edhe më mirë dhe më shpejt sesa është bërë deri tani”, shtoi Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE