LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarja në Himarë/ Autori është vetëplagosur

2 Tetor 2017, 09:51, Aktualitet CNA

Policia jep sqarime në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Vranisht, ku një person është plagosur me armë zjarri.

Uniformat blu bëjnë të ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi R.Sh në gjendje të dehur është vetplagosur me armë zjarri.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov.

Sipas policisë, me datë 01.10.2017 rreth orës 18:40 në fshatin Vranisht, Himarë, rreth 100 m larg banesës së tij është gjetur i plagosur shtetasi R.SH, 50 vjeç.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes si edhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.SH nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur është vetplagosur me armë zjarri tip kallashnikov.

Si pasojë ka marrë dëmtime në pjesë të trupit dhe aktualisht është duke marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të hetimit dhe dokumentimit të ngjarjes policia ka bërë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarri tip Kallashnikov, 5 gëzhoja dhe 3 fishekë./ CityNews

Lajmet e fundit nga