LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet shqiptari me drogë dhe armë në Itali

2 Tetor 2017, 12:46, Aktualitet CNA

Arrestohet një shtetas shqipar në Itali. Sipas mediave italiane është gjetur një laborator droge në provincën e Bergamos.

Si pasojë  e këtij operacioni u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale 32 kg heroinë e paketuar në 63 pako, 40 kg substancë që përdoret për përzierjen e përgatitjen e heroinës, instrumente për dozimin e konfeksionimin e drogës, dy pistoleta me numër serie të fshirë si dhe 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Pas verifikimit të automjetit është gjetur edhe një armë e cila rezultonte e vjedhur në vitin 2010 në Itali. Shqiptari ishte një figurë e njohur për drejtësine italiane, ku edhe ishte proceduar penalisht më parë./CityNews

 

Lajmet e fundit nga