LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja shifrat e frikshme të vdekjeve në Siri vetëm në shtator

2 Tetor 2017, 14:54, Aktualitet CNA

Shifra të frikshme publikohen nga disa vëzhgues britanez në Siri. Sipas tyre 3.055 civilë dhe ushtarë janë vrarë në Siri vetëm nga shtatori, që përbën numrin më të madh të vdekjeve për vitin 2017.

Në raportin e shtatorit thuhet se 395 civilë janë vrarë nga sulmet e avionëve rusë, ku të cilët 92 ishin fëmijë dhe 71 gra.

Shifra të tjera publikohen nga sulmet e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, ku mbetën të vrarë 282 civilë, 68 fëmijë dhe 45 gra.

Lufta ku është e përfshirë Siria ka vrarë më shumë se 330.000 njerëz dhe ka detyruar më shumë se 5 million persona ta lënë vendin e tyre./CityNews

Lajmet e fundit nga