LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda/Ka dosje për personat e përmendur nga Donald Lu

2 Tetor 2017, 20:37, Aktualitet CNA

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit deklaroi në Top Story këtë të hënë se në dosjet që ka në hetim policia janë edhe disa nga emrat e përmendur nga Ambasadori Donald Lu në deklaratën e fortë që bëri po këtë të hënë.

?Policia ka dosje ku dyshohet se janë të përfshirë personat e përmendur nga Donald Lu.. Unë nuk mund të flas më shumë për arsye hetimore?, tha Niko Brahimaj.

Drejtori i Krimeve të Rënda thotë se një pjesë e krimeve në vend lidhen drejtpërdrejtë me trafikun e hashashit të kultivuar në vend, ndërsa tha se një pjesë e dosjeve të vrasjeve të bujshme të mbetura pa autor do të rihapen.

?Ne do të merremi edhe me dosjen e ish-deputetit Xhindi, që do të rihapet. Edhe me dosjen Santo, edhe me dosjen e oficerit të policisë, edhe me dosjen e gjyqtarit e të tjerë e të tjerë?, u shpreh ai.

?Zullimi është trashur shumë dhe litari i lidhjes është drejt këputjes. Policia është tejet e përgjegjshme për të kryer detyrat. Prokuroria e Krimeve të Rënda na ka mbështetur dhe kjo do të vazhdojë?, deklaroi ai.

Sipas Brahimajt,  viti 2016 nuk është viti me më shumë problematika sa i takon kriminalitetit.

?Ka pasur probleme të mëdha edhe në 2011 dhe në 2009, por tani litari tani po pritet dhe po shkon në fund?, u shpreh ai. 

Lajmet e fundit nga