LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentoi dy kalimtare /Arrestohet 48 vjeçari

2 Tetor 2017, 10:35, Aktualitet CNA

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Jani Kallos, 48 vjeç, banues në fshatin Bërzesht-Prrenjas.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën Podgorie-Zvezdë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip ?Nissan?, me targë NZY7994, ka aksidentuar dy kalimtare në rrugë, konkretisht shtetasen S.Ç, 63 vjeçe, banuese në Podgorie e cila për pasojë ka ndërruar jetë në Spital, si edhe shtetasen R.Xh, 75 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie e cila ndodhet në Spitalin e Korçës duke marrë mjekim jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga