LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ujë ka por s'ka 'profesionistë' / Tubacionet e ujit të pijshëm 'lajnë' Lanën (foto+video)

1 Tetor 2017, 16:12, Aktualitet CNA

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës kaloi projektvendimin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, gjendja është katastrofike.

Qytetarët e kryeqytetit në zona të ndryshme vijojnë të kenë probleme me ujin e pijshëm, ndërkohë që burime për ‘CityNews.al’, raportojnë gjendjen e mjeruar në zonën e ‘Xhamllikut’.

Qytetarët me bidonë në duar mbajnë radhën para një autoboti të Bashkisë, për tu furnizuar me ujë të pijshëm.

Të njëjtat burime tonat, raportojnë me foto dhe video sesi papërgjegjshmëria e Bashkisë së Tiranës, lë tubacionin e ujit të pijshëm të dëmtuar dhe në mëshirë të fatit.

Tubacioni i dëmtuar përkrah lumit të Lanës, është kthyer në burim uji për banorë të ndryshëm, ku njëherësh është është edhe burim infeksionesh si pasojë e gjendjes së mjeruar dhe tejet të ndotur. Por nga ana e organeve kompetente nuk ka asnjë reagim.

Skandali bashkiak nuk përfundon me kaq, pasi shtrati i lumit Lana, ndonëse ende pa rënë shi është thuajse gjysëm i mbushur. 

Qytetarët mbeten në mëshirë të fatit dhe me duart lart, që të mos ketë reshje të forta shiu, pasi lumi në të tillë situatë mund të dalë lehtësisht nga shtrati dhe uji të futet në shtëpitë apo bizneset e tyre. /CityNews

Lajmet e fundit nga