LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pesë të plagosur në Kanada/ Dyshohet për sulm terrorist

1 Tetor 2017, 15:53, Aktualitet CNA

Policia kanadeze është duke e hetuar një sulm të mundshëm terrorist, pas ngjarjeve që kanë ndodhur mbrëmjen e kaluar në Edmonton, Alberta.

Një polic është goditur nga një makinë dhe më pas është therrur me thikë teksa po kontrollonte trafikun në një lojë të Ligës Kanadeze të Futbollit. Ai është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu një kamion ka përplasur të paktën 5 këmbësorë. Pas dy orësh, policia arriti të arrestojë shoferin e kamionit.  

Sipas policisë në njërën prej automjeteve është gjetur një flamur i Shtetit Islamik /CityNews

Lajmet e fundit nga