LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush janë prokurorët që larguan 'Dosjen e Elbasanit' nga Prokuroria e Krimeve të Rënda?

1 Tetor 2017, 18:40, Aktualitet CNA

Ndërkohë që çështja e përplasjes së makinës së Nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi, riktheu vëmendjen mediatike dhe politike tek përplasjet e grupe kriminale në Elbasan, disa detaje të historisë u lanë jashtë vëmendjes. Pikërisht përgjegjësia që kanë institucionet që kanë hetuar dhe ndjekur çështjet.

Bëhet fjalë për kalimin e dosjeve në Tiranë e më pas në Elbasan, pra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në qytetin ku kishin ndodhur ngjarjet kriminalë, ku përfshihen disa vrasje, sulme me armë ndaj policisë etj.

‘CityNews.al‘, ka zbuluar emrat e prokurorëve të cilët kaluan dosjen e rastit në Prokurorinë e Elbasanit.

Burime të “CityNews.al“, raportojnë se dosjet në fjalë janë çuar në Prokurorinë e Elbasanit nga prokurori Blerim Tominaj, i cili ka qenë për një kohë të shkurtër drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurori Besim Hajdarmataj, i cili është aktualisht drejtuesi i këtij institucioni.

Ajo që bie në sy është se, ndonëse kishte vrasje, përplasje më policinë, sërish Krimet e Rënda nuk e shikojnë si kompetencë e tyre dhe i çojnë në Elbasan dosjet duke I konsideruar si ngjarje të zakonshme. Ndërkohë tani duhet ti rimarrin sërish hetimet e përplasjes së grupeve kriminale në Elbasan.

Pas dërgimit të dosjeve në Elbasan, situata sa erdhi e rëndohej, ndërkohë që media pasqyronte vetëm akte kriminale, policia sulmohej në postbllok, Krimet e Rënda nuk u përmendën për faktin se hetimet i kishin çuar në Elbasan, një fakt ky që implikon jo pak dhe vetë prokurorët.

Të përfshirë ose jo, janë prokurorët e krimeve të rënda të cilët janë nën vleftësuar hetimet për grupet kriminale të Elbasanit duke mos i konsideruar si pjesë e krimit të organizuar por si ngjarje të rëndomta kriminale./CityNews

Lajmet e fundit nga