Connect with Us

Historia e nëndetëses 101 vjeçare të zbuluar nga çekët në Vlorë

Aktualitet

Historia e nëndetëses 101 vjeçare të zbuluar nga çekët në Vlorë

Publikuar

-

Nëndetësja austro-hungareze “SM U 16” ( e njohur edhe si KUK U 16) ishte prodhim gjerman i kantjerit të Bremenit e vitit 1915. Nëndetësja “U 16” nga Bremeni u transportua e çmontuar me hekurudhë në Portin ushtarak të Pulës (baza kryesore ushtarako detare e marinës austro-hungareze), ku dhe u montua para se të lëshohej në det.

Kjo nëndetëse operoi vetëm në Detin Adriatik, nga baza detare e Grykës së Kotorrit. Nëndetsja gjatë veprimeve të saja luftarake në nëj ditë të vetme në 5 dhjetor 1915 mbyti në Gjirin e Drinit veljerin italian “Unione” 25 tonësh si edhe kapi si trofe lufte pranë Kepit të Rodonit veljerin shqiptar 62 tonësh “Lulja e Shqypnisë” pronë e tyxharëve të Shkodrës, por me ekujpazh ulqinak. “Lulja e Shqypnisë kishte në bord ushtarë malazezë, që tërhiqeshin të shpartalluar nga fronti i Lumit Tara si edhe armë e me municione.

Në 17 tetor 1916 nëndetsja U 16 e komanduar nga kapiteni konti Von Zopa sulmoi një konvoj avulloresh tregtare italiane të shoqëruar nga destrojeri Nembo (330 ton GRT), ndërsa po lundronin nga Vlora për në Brindizi të italisë. Një nga silurët 450 mm të nëndetses e goditi destrojerin “Nembo” duke e dërguar në fund të detit.  Mbetet mister, sesi u mbyt kjo nëndetse. Sipas dokumenteve sekrete të deklasifikuara të Marinës Mbretërore Italiane, destrojeri “Nembo” e mbyti nëndetsen duke e dëmtuar rëndë atë me bomba thellësie. Sipas burimeve të Flotës Mbretërore Britanike, nëndetsja u mbyt pasi u godit me qëllim nga bashi i avullores italiane “Bormida” pjesë e konvojit të avulloreve tregtare të shoqëruara nga destrojeri “Nembo”.

LEXO EDHE:  Përplasja diplomatike për nëndetëset në Australi/ Biden pritet të bisedojë me Macron

Komandanti Von Zopa bashkë me 11 pjesëtarë të ekujpazhit u mbytën, ndërsa italianët shpëtuan 2 marinarë të tjerë të nëndetses. Fotot dhe filmimet e zhytësve cekë mund të ofrojnë celësin për të shpjeguar mbytjen e nëndetses d.m.th. u mbyt nga shpërthimi i bombave të thellësisë të lëshuara nga destrojeri apo u mbyt nga përplasja me bashin e avullores Bormida”./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”/ Mbyllet takimi masiv i Berishës në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Është mbyllur “Foltorja e shtatë” e ish kryeminsitrit Sali Berisha me demokratët në Elbasan. Qindra demokratë kanë pritur me një entuziasëm të jashtëzakonshëm liderin historik të PD.

Edhe pas daljes nga teatri “Skampa”, dhjetëra e qindra demokratë e kanë pritur me brohoritje dhe me thirrjet: “O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do”.



LEXO EDHE:  “Haja gjellë me krimba”/ Historia e rrallë e gruas që u internua 51 vite

LEXO EDHE:  Historia e panjohur e Ferid Jegenit, njihuni me mësuesin patriot që hapi shkollat e para në Dibër

Në këtë takim, Berisha u prit nga Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu. Ky ishte takimi i shtatë i Berishës, pas Tiranës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës dhe Gjirokastrës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jam i hapur për çdo funksion kushtetues”/ Berisha paralajmëron rikthimin në krye të PD

Publikuar

-

Nga

Lideri historik, Sali Berisha nga foltorja e Elbasanit teksa u pyet nëse do garojë për kryetar, tha se është i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues.

“Më datën 20 maj, unë u kam deklaruar gazetarëve se tani unë do rikthehem. Tërhiqem nga vendimi im. Pse e mora këtë vendim? Sepse në 8 vite kisha denoncuar më shumë se kushdo kapjen e drejtësisë dhe krimin e korrupsionit. Po ashtu kisha mbrojtur interesin kombëtar. Kisha ngritur zërin fuqishëm kundër ndarjes së Kosovës. Isha ngritur kundër Mini-Shengenit se ishte hegjemoni serbe në rajon. Kjo më zgjoi mua. Atëherë thashë se do rikthehesha shumë më fuqishëm.

Unë jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi,” tha Berisha.



LEXO EDHE:  Përplasja diplomatike për nëndetëset në Australi/ Biden pritet të bisedojë me Macron

LEXO EDHE:  Qëllimi është ajo që i jep kuptim jetës/ Historia e Eminem

“Unë synoj që ju të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar të zgjidhni ju do e pranoj me kënaqësinë më të madhe. Jam plotësisht i hapur. Historia ka provuar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha mesazh Bashës/ “Të tërheqë deklaratat e tij se s’ka Kuvend Kombëtar”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Elbasanit i ka përcejllë mesazh kryetarit Lulzim Basha.

Berisha i kërkon Bashës të mendohet thellë dhe të reflektojë  duke tërhequr deklaratat kur shprehet se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.



Ai  (Basha) duhet të largohet. Ai të reflektojë thellë, të mendojë thellë për deklaratat e tij se nuk ka Kuvend, nuk lejoj Kuvendin, nuk lejoj referendumin. Këto duhet t’i mendojë dhe t’i tërheqë menjëherë. Pastaj ai bën zgjedhjen e vet. Unë vërtetë i kam thënë ktheu andej nga erdhe, por ai mund të rrijë...”, u shpreh Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE