LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fakt/Berisha del hapur kundër Bashës

1 Tetor 2017, 09:39, Aktualitet CNA

Fjalimi në foltoren e parlamentit të Shqipërisë, së vajzës nga Mirdita, Rigerta Loku, që përloti gjithë socialistët pati reagime të shumta. Kryetari i PD Lulzim Basha urdhëroi një shkrim kundër saj, më pas shpërndarjen e tij nga  deputetët dhe strukturat, por ndryshe nga vendimi dhe qëndrimi i Bashës ka vepruar lideri historik i PD Sali Berisha. Ish-kryeministri Berisha ka dalë hapur kundër Lulzim Bashës dhe qëndrimeve të urdhëruara nga zyra e shtypit të familjarëve të tij..

Kreu i PD-së Lulzim Basha, formulon një mesazh e publikon si të çuar nga një qytetar më pas poston shkrimin e porositur nga ai vetë, duke akuzuar se fjalimi i saj ishte i dirigjuar nga vetë socialistët.

Ndryshe nga Basha ka vepruar Sali Berisha, për fjalimin e Rigertës, ish-kreu i qeverisë shkruan se ajo ka të drejtë dhe poston edhe videon e fjalimit të vajzës nga Mirdita në rrjetet sociale, duke injoruar dhe kundërshtuar hapur qëndrimin e Lulzim Bashës.

?Miq, Rigerta ka te drejte, po shikoni kujt ja kërkon ajo rrugët?!?! Ndiqni videon?, shkruan Berisha .

Kjo nuk është hera e parë  ku Berisha  ka dalë hapur kundër  Bashës. Disa ditë më parë në emisionin  ?Fakt? të Çim Pekës, ish-kreu i qeverisë fajsoi kryetarin e PD-së dhe këshilltarët e tij mizerabël për humbej e PD-së në zgjedhje. Por këta këshilltarë vazhdojnë ende punë dhe Berisha është i detyruar të dalë kundër tyre dhe Bashës për qëndrimet mizetrabel që mbajnë./CityNews

Lajmet e fundit nga