Connect with Us

Detaje të reja nga atentati në Vlorë/ (Foto)

Aktualitet

Detaje të reja nga atentati në Vlorë/ (Foto)

Publikuar

-

Atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Transballkanike, ku dy persona me një makinë tip Benz ngjyrë gri me targa VL 6368 C kanë ngelur të plagosur rëndë, ka ndodhur pranë një karburanti.

Teksa të plagosurit ishin duke dalë prej karburantit janë sulmuar nga një makinë tjetër në të cilën ndodheshin dy persona.

Atentatorët kanë qëlluar me breshëri drejt tyre duke i lënë të plagsour nė gjendje kritike për jetën. Gjithashtu dhe njëri prej të lënduarve ka qëlluar në drejtim të atentatorëve.

LEXO EDHE:  Grabitja në Tepelenë/ Zbardhen detaje të reja

Të plagosurit ndodhen në sallën e operacionit në spitalin Rajonal Vlorë.

Sipas policisë  në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore edhe një fëmijë.

Konkretisht shtetasi B.Ll., 8 vjeç,(djali i shtetasit F.Ll), i cili prej të shtënave me armë zjarri ka marrë dëmtime në krahë, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur edhe një armë zjarri tip Pistoletë, ende e paidentifikuar se kujt i përket.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Detaje tronditëse nga krimi horror në Greqi/ 20-vjeçarja u vra nga një bandë shqiptaro-greke

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi horror që tronditi Greqinë, ku grabitësit mbytën 20-vjeçaren Caroline Crouch dhe i dhunuan bashkëshortin, ndërsa shpëtoi vetëm foshnja 11-muajshe.

Sipas mediave greke, pas këtij krimi të rëndë dyhsihet se fshihet një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe grekë, të profilizuar për vrasje.

Siç raportojnë mediet fqinje, kjo bandë përbëhet nga person që përdorin dhunë te tepruar, rrahje dhe lidhje me litar ndaj shënjestrave të tyre.

LEXO EDHE:  Masakra e Çoles/ Burg përjetë për tre autorët

LEXO EDHE:  Grabitja në Tepelenë/ Zbardhen detaje të reja

Për të shpëtuar pas krimeve tragjike, ata përdorin rrugicat dhe jo bulevardet kryesore, duke shmangur kështu postblloqet e policisë. Deri më tani, policia greke ka në “listën e zezë” 100 persona, që mund të jenë përfshirë në këtë krim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E mitura e kallëzoi për ngacmim seksual/ Arrestohet 56 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka arrestuar një 56 vjeçar pasi një shtetase e mitur ka bërë kallëzim për të për akuzën e ngacmimit seksual.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Autoritetet gjermane ngrenë alarmin: Po falsifikohen certifikatat e vaksinimit

Publikuar

-

Nga

Certifikata e vaksinimit kundër virusit Corona, do të mundësojë udhëtimin më të lehtë. Por ndërkohë kanë filluar edhe falsifikimet e shumta. Autoritetet thonë se do të ndërmarrin masa.

Falsifikimi i dokumenteve të vaksinimit kundër virusit Corona është shndërruar në një temë preokupimi për autoritetet e sigurisë në Gjermani, por ky problem është lënë shumë pas dore nga politika. Kryetari i autoriteteve për luftën kundër kriminitalitetit (BDK), Sebastian Fiedler, deklaroi për gazetën “Handelsblatt”: “Problemi ekziston tashmë dhe do të mbetet aktual për një kohë të gjatë, pasi me një vaksinim të plotë lirohesh nga kufizimet e të drejtave themelore ose, në të ardhmen, do të kesh përfitime për lëvizjen e lirë”. Ndaj edhe ata që refuzojnë vaksinimin do të jenë të interesuar të kenë këtë dokument për t’i ikur detyrimet e karantinimit.

Fiedler akuzon politikanët se kanë dështuar në këtë drejtim. Ai e konsideron problemin efalsifikimit të të dhënave tëvaksinimit si një “shembull tipik i një dukurie të re të parashikueshme”.

Kryetari i Sindikatës së Policisë Gjermane (DPolG), Rainer Wendt, gjithashtu konsideron se kartat e vaksinimit mund të falsifikohen lehtë. Policia e ka shumë të vështirë t’i njoh dokumentet e falsifikuara, “nëse kjo nuk është bërë në mënyrë shumë të dobët”, dekalaroi ai për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”. Kërkohet qasje në bazën e të dhënave për policinë

Ndaj Wendt kërkon që oficerëve të policisë, policëve kufitarë dhe kontrolluesve komunalë t’u jepet qasje në bazën e të dhënave të vaksinimeve të Institutit Robert Koch (RKI). Deri më tani, këto të dhëna janë raportuar në mënyrë anonime nga qendrat e vaksinimit, por kjo duhet të ndryshojë, kërkoi ai. “Të dhënat duhet t’i transmetohen RKI-së në tërësi. Do të thotë, duhet të kenë emrin, të dhënat personale dhe datën e vaksinimit dhe të ruhen atje në mënyrë që të mund të shihet qartë se kush dhe kur është vaksinuar e kush jo.” Këto të dhëna më pas mund të vihen në dispozicion të autoriteteve të kontrollit në internet për një periudhë kalimtare, në mënyrë që shërbimet e sigurisë të mund të hetojnë drejtpërdrejt, nëse dikush vërtet është vaksinuar apo jo, tha Wendt.

LEXO EDHE:  Mbytet një 60-vjeçar në Vlorë

LEXO EDHE:  Me shapka dhe bluzë kuq e zi/ Kujtim Gjuzi poston foton në breg të detit

Prej ditësh në Gjermani personave të vaksinuar ose shëruar nga sëmundja Covid-19 u janë kthyer disa të drejta, të cilat më parë kanë qenë të kufizuara. Për këta persona nuk ka më kufizime të kontakteve apo të lëvizjes, ata trajtohen si personat që kanë bërë një test me rezultat negativ.

Prej të dielës së kaluar, në Gjermani kanë hyrë në fuqi rregullat për futje në këtë vend, për personat që kthehen nga pushimet. Personat e vaksinuar dy herë ose të shëruarit nga sëmundja Covid-19 nuk kanë nevojë të bëjnë teste dhe të futen në karantinë – përveç nëse vijnë nga një zonë me variante të reja të virusit Corona./DW

LEXO TE PLOTE