LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagon Koço Kokëdhima/ ZGJIDHJA mbështet deklaratën e ambasadorit Lu

30 Shtator 2017, 16:46, Aktualitet CNA

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Lu ka reaguar edhe Koço Kokëdhima, kryetari i ZGJIDHJA. Në postimin e tij në rrjetin social Kokëdhima shkruan se ZGJIDHJA mbështet deklaratën që ambasadori Lu i bëri të rinjve për të rrëzuar qeverinë nëse ajo nuk u përgjigjet.

Ai u shpreh se kjo deklaratë është në vendin dhe në kohën e duhur, sepse në Shqipëri nuk ka demokraci, por vetëm pushtet kryetarësh që vendosin për gjithçka ndërsa qeverisja e Edi Ramës ka krijuar vetëm varfëri, fatkeqësi dhe tragjedi në popull.

?ZGJIDHJA ju fton të çlirojmë zgjedhjet, qeverinë, shtetin dhe ekonominë nga uzurpimi dhe kapja! Kryetarët e partive të vjetra janë problemi dhe fatkeqësia e këtij vendi! Njerëzit e thjeshtë dhe rinia janë zgjidhja!?, përfundon Kokëdhima.

 

Statusi në Facebook

Ambasadori i SHBA-vë në Tiranë, Lu, iu tha të rinjve të Rrëshenit se: ?Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia?Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju. Ne mirëpresim ditën kur ju do të jeni udhëheqësit e Shqipërisë?. ZGJIDHJA e përshëndet këtë deklaratë të ambasadorit amerikan dhe e cilëson atë të bërë në vendin dhe në kohën e duhur.

Shqipëria është një vend shumë larg së qëni demokratik. Këtu prej shumë vitesh pushtetin e kanë kryetarët e partive të vjetra. Ata kanë kapur partitë, qeverinë, shtetin dhe ekonominë. Janë bërë të paprekshëm. Ata vjedhin pasuritë e popullit dhe me këto para të vjedhura, blejnë, vjedhin e trafikojnë votën e popullit. Për ta populli, ku futen edhe të rinjtë e Rrëshenit, nuk vlen asnjë kacidhe. Prandaj rinia dhe kushdo që ka gjetur mundësi kanë ikur dhe po ikin nga vendi. Qeveria e Edi Ramës duhet rrëzuar. Ajo nuk u është përgjigjur nevojave dhe kërkesa të popullit; vetëm ka krijuar dështime, varfëri, mjerim, dhimbje dhe tragjedi në popull. Ajo u tregua qeveria më e pashpirt, më tutkune dhe më e papërgjegjshme, duke zbrazur vendin nga rinia, duke vrarë shpresën dhe duke e kthyer Shqipërinë në parajsë të oligarkisë dhe krimit, drogës e korrupsionit dhe në ferr për qytetarët e ndershëm.

ZGJIDHJA do të jetë në krah dhe në udhëheqje të popullit, që, përmes ndryshimeve demokratike, t?ua marrim pushtetin mafies dhe kryetarëve të partive të vjetra dhe t?ia kthejmë shqiptarëve të thjeshtë. Të rrëzojmë e përmbysim këtë elitë politike! ZGJIDHJA ju fton të çlirojmë zgjedhjet, qeverinë, shtetin dhe ekonominë nga uzurpimi dhe kapja! Kryetarët e partive të vjetra janë problemi dhe fatkeqësia e këtij vendi! Njerëzit e thjeshtë dhe rinia janë zgjidhja! #ZgjidhjaPërShqiptarët /CityNews

Lajmet e fundit nga