LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama poston pamje nga Lezha/ Komentuesit: Kujdesu për ushqimin, shumë po tallesh me njerëzit

30 Shtator 2017, 06:47, Aktualitet CNA

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Lezhën për të përshëndetur shqiptarët. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka shkruar ?Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje fantastike nga Kalaja e Lezhës, e restauruar dhe me shërbime të reja për vizitorët e turistët e shumëfishuar.?

Por sërish postimi i Ramës nuk ka kaluar pa kritika nga komentuesit, të cilët e kritikojnë Ramën për problemet reale që ka populli. Komentuesit shprehen se do ishte më mirë për shqiptarët të hapeshin vende pune.

Ndërsa një nga komentuesit është shprehur se kjo ?eshte prone e popullit nuk e solle ti me Rilindjen tende , ti ben mire te kujdesesh per ushqimin qe po vret kte popull qe te dha voten.?

Një tjetër komentues duke ju drejtuar Ramës thotë ? Si nuk pa na thua “mirëmëngjes” nga “Veliera (varrezë e arkeologjisë) 6 milion ?” e Durrësit ??!!
Si shumë po tallesh me miletin !!!
?

Gjithashtu një tjetër komentues i drejtohet Ramës duke e kritikuar se sipas tij është bërë si këngëtar tallavaje me këto postimet. Ja si shprehet komentuesi ?Shiko e hap ndonje fabrike e puneso njerzit, se je bo me keto pershendetje si kengetar tallavaje,?./ CityNews

Lajmet e fundit nga