LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse u largua nga Portokalli? Agron Llakaj tregon për herë të parë arsyen

30 Shtator 2017, 20:32, Aktualitet CNA

Lajmi se Agron Llakaj do të largohej nga spektakli i humorit ?Portokalli? bëri bujë në vitin 2010, ku u përfol se humoristi e la ?Portokallinë? për programin ?Kush do të bëhet milioner? që filloi asokohe në Klan.

?Unë nuk e lashë Portokallinë për Klanin. Thanë që Agroni u pagua etj?Artisi nuk bën dot kompromis me profesionin e vetë dhe me vehten. Si i tillë unë kërkoja të lëvizja. Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizi majtas apo djathtas?, u shpreh Llakaj.

?Isha i ftuar nga Ardit Gjebrea në ?Kënga Magjike?  dhe për të qenë brenda marrëdhënies dhe etikës artistike e njoftova regjisorin, Altin Bashën. Nuk i mora leje, por e informova. Mbrëmjen e asaj të shtune dola tek ?Kënga Magjike?. Të nesërmen që ishte Portokallia në transmetim shoh unë ishin hequr të gjitha materialet e mia.

Aty kuptova që unë isha i dënuar. Të hënën në mëngjes më thërriti drejtori i përgjithshëm i Top Channel dhe më tha: Nga ky moment e mbrapa deri sa të mbarosh kontratën deri në fund të dhjetorit do jesh thjesht drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë. I thashë: Jeta ime është e lidhur me skenën, drejtorin mbajeni për veten tuaj dhe u largova?, tregoi ai.

?Ata më respektuan, më mbajtën dy rroga?, përfundoi Agron Llakaj./Xing.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga