LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thoma Gëllçi sqaron bllokimin e sinjalit të RTSH për televizionet private

28 Shtator 2017, 09:20, Aktualitet CNA

Punimet në Kuvendin e Shqipërisë kanë nisur me një vendim të papritur nga ana e Televizionit Publik Shqiptar. TVSH ka vendosur të mos lejojë transmetimin e sinjalit të punimeve të seancës, duke mos lejuar kështu asnjë televizion tjetër të japë pamjet nga seanca e kësaj së enjteje.

Sakaq, drejtori i RTSH flet për newsbomb.al dhe thotë se televizionet janë njoftuar që një javë më parë përmes një shkrese zyrtare lidhur me këtë çështje. ?S?ka asnjë bllokim sinjali, u kemi kërkuar televizioneve private të lidhim kontratë e të ndajmë kostot teknike ose nëse e duan pa lekë, atëhere të transmetojnë pamjet me logon e RTSH Kuvend?, thotë drejtori i RTSH.

?Nëse e duan pa logo atëhere le të vijnë të lidhin kontratë, të ndajmë kostot e prodhimit e të kenë sinjal të pastër e të qartë?, thekson më tej Gëllçi.

Lajmet e fundit nga