LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagimi i Bashës për raportin e OSBE/Dëshmi e manipulimit të zgjedhjeve

28 Shtator 2017, 18:42, Aktualitet CNA

Pas publikimit të raportit të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 qershorit kanë qënë të shumta reagimet. Një ndër to është edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, adresuar mediave.

Ai tha se raporti nxjerr në pah se votimi i 25 qershorit shënoi shumë parregullsi themelore, që kanë ndikuar direkt rezultatin e zgjedhjeve. Mes të tjerash, Basha shton se votuesit u trembën dhe u kërcënuan nga grupe aktivistësh të vendosur pranë apo përreth qëndrave të votimit.

Teksti i plotë i reagimit të Bashës

 Raporti i sapopublikuar i OSBE-ODIHIR për zgjedhjet e qershorit konfirmon se në këto zgjedhje vota e qytetarëve u kërcënua, u dhunua dhe u ble.

OSBE pohon se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të mungesës së thellë besimit të qytetarëve tek procesi zgjedhor dhe mbajtja e zgjedhjeve të ndërshme dhe liria.

Raporti nxjerr në pah se votimi i 25 qershorit shënoi shumë parregullsi themelore, që kanë ndikuar direkt rezultatin e zgjedhjeve.

Në mënyrë të veçantë raporti thekson marrjen e masave urgjente për:

– Ndalimin e dukurisë së përhapur të shtiblerjes së votës

– Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve

– Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje

Të dhënat që ofron raporti tregojnë se praktikisht votimi është shtrembëruar në mënyrë të ndjeshme: mos verifikim të bojës shënuese në mbi 25 për qind të rasteve të vëzhguara; mos vendosjen e bojës në gisht në 12 për qind të rasteve të vëzhguara; votim në grup në rreth 11 për qind të rasteve të vëzhguara; votim për të tjerë në 5 për qind të rasteve të vëzhguara; hedhje firmash identike në 5 për qind të rasteve tëvëzhguara; mos respektim të rregullave për votimin e ndihmuar që shpeshherë u bë nga të njejtët persona për shumë individë të ndryshëm që kërkuan ndihmë për të votuar; ndërhyrje nga aktivistë partiakë.

Raporti thekson se votuesit u trembën dhe u kërcënuan nga grupe aktivistësh të vendosur pranë apo përreth qëndrave të votimit.

Mbi 10 për qind e personave që kanë ndërhyrë në qëndrat e votimit si vëzhgues apo ëprfaqësues të partive politike kanë qenë të persona të paautorizuar.

Raporti e ka cilësuar votimin krejtësisht negativ në të paktën 7 për qind të qëndrave të votimit.

OSBE nxjerr në pah se mbulimi mediatik ka favorizuar PS-në.

Jo vetëm që koha televizive ka qenë në favor të PS-së, në disa media kombëtare i është dhënë PS gati dy herë më shumë kohë se PD-së, por PS është përcjellë pothuajse gjithmonë pozitivisht ndërsa opozita është përcjellë me tone negative dhe kritike nga mediat kryesore.

OSBE bën thirrje për kryerjen e një reforme të thellë elektorale, e cila do të reflektojë të gjitha rekomandiemt e OSBE/ODIHr të vitieve 2013, 2015 dhe 2017.

Në mënyrë të veçantë thekson thekson marrjen e masave urgjente për:

– Ndalimin e dukurisë së përhapur të shtiblerjes së votës

– Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve

– Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje./CityNews

 

Lajmet e fundit nga