LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia këshillon shoferët e automjeteve

28 Shtator 2017, 16:41, Aktualitet CNA

Pas dy aksidenteve me pasojë vdekjen e tre personave ditën e sotme Policia e Shtetit këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të mjetit sidomos në orët në vazhdim për shkak të kushteve të motit dhe rënies së shirave.

Sipas Policisë Rrugore aksidentet ndodhin si pasojë e  shkeljes së rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve, shpejtësisë tej normave të lejuara dhe parakalimit të gabuar.

Për të shmangur aksidentet rrugore policia  kërkon rritjen e vëmendjes në drejtimin e mjeteve, respektimin në maksimum të normave të sjelljes, përdorimin e rripave të sigurimit, evitimin e përdorimit të telefonit  dhe vendosjen e kaskove mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve./CityNews

Lajmet e fundit nga