LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negociatat e vështira me IFC, marrëveshja e koncesionit të laboratorëve ende e pafinalizuar

28 Shtator 2017, 09:00, Aktualitet CNA

Ministria e Shëndetësisë nuk e ka nënshkruar ende marrëveshjen koncesionare për shërbimin e laboratorëve mjekësorë në 18 spitale të vendit, ndonëse fituesi u shpall pesë muaj më parë.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se projekti është ende në fazën e negociatave, të cilat konsiderohen ?të vështira dhe komplekse? nga palët e përfshira në to.

Në përgjigje të një kërkese për informacion të BIRN, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se marrëveshja nuk është nënshkruar ende pasi nuk kanë përfunduar negociatat mes saj dhe konsorciumit fitues të përbërë nga kompanitë ?Labopharma shpk? dhe ?AB Laboratory Solutions B.V?-të dyja në pronësi të biznesmenit Janis Karathano dhe kompanisë franceze EXALAB. Sipas dokumenteve shoqëruese të procedurës së tenderit, Ministria e Shëndetësisë pati planifikuar ta firmoste marrëveshjen në muajin Maj.

?Projekti?është shumë kompleks dhe kërkon investime të rëndësishme në infrastrukturë, pajisje dhe burime njerëzore. Në këto kushte, duke patur parasysh edhe natyrën e këtij projekti, kërkohen negociata të detajuara për të finalizuar kushtet e kontratës,? deklaroi Ministria e Shëndetësisë për BIRN.

Negociatat u cilësuan të vështira edhe nga biznesmeni Karathano, i cili i tha BIRN në një bisedë telefonike se në proces janë përfshirë edhe ekspertët e Korporatës Financiare Ndërkombëtare, IFC. Megjithatë, Karathano tha se shpresonte që marrëveshja të nënshkruhej brenda një kohe sa më të shkurtër.

Konsorciumi fitues-një bashkim i dy kompanive të zotëruara nga Karathano dhe kompanisë franceze EXALAB  pritet të marrë në administrim për dhjetë vitet e ardhshme laboratorët e analizave të 18 spitaleve në vend. Pesë prej laboratorëve u përkasin spitaleve universitare në Tiranë, 11 spitaleve rajonale dhe 2 spitaleve të Sarandës dhe Lushnjes: të gjithë së bashku ato realizojnë rreth 5 milionë analiza në vit.

Sipas të dhënave të publikuara më parë nga Ministria, ky koncesion pritet t?u kushtojë taksapaguesve shqiptarë rreth 13 miliardë lekë ose 100 milionë dollarë në dhjetë vjet.

Koncesioni i laboratorëve është i katërti shërbim publik i shëndetësisë që u kalon privatëve, pas atyre të  Check up-it, hemodializës dhe sterilizimit të sallave kirurgjikale. Kjo praktikë është përballur vazhdimisht me kritika në lidhje me kostot dhe procedurat përzgjedhëse të konkurrentëve në garë.

Kalimi i laboratorëve mjekësorë nën administrimin e Partneritetit Publik-Privat u shoqërua gjithashtu me kritika dhe protesta gjatë fazës së diskutimit. Një grup mjekësh, kimistësh dhe laborantësh protestuan për disa ditë me radhazi kundër projektit që pritet të shoqërohet edhe me shkurtime vendesh pune.

Kundër dhënies me koncesion u shprehën gjithashtu edhe shoqatat e  Biokimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike, të cilët e shohin atë si një ?model të paeksperimentuar në asnjë vend të botës më parë?. Sipas tyre, laboratorët mjekësorë janë një hallkë e rëndësishme e sistemit në diagnostifikimin e popullatës, funksion publik që sipas tyre nuk mund t?u delegohej kompanive private.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj-i cili inicioi këtë koncesion iu përgjigj akuzave se përmes partneritetit publik-privat do të bëheshin investime të rëndësishme në këtë shërbim, të cilat sipas tij do të rrisin cilësinë e analizave dhe do të mundësojnë certifikimin ndërkombëtar të laboratorëve./Aleksandra BOGDANI-BIRN

Lajmet e fundit nga