LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fier/ Arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim

28 Shtator 2017, 07:29, Aktualitet CNA

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier.

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Romarjo Çepele, 21 vjeç, banues në fshatin Fier-Shegan, Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 29.08.2017, me anë të mashtrimit, duke duke përdorur dokumenta identifikimi të falsifikuara, ka marë me qera tek firma ?ADS? në lagjen “Apollonia”, mjetin tip “Ford Fiesta” me targa AA 864 RN dhe nuk e ka kthyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga Neni 143/1 i Kodit Penal./ CityNews

Lajmet e fundit nga