LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Familjarët e pilotëve fajësojnë Tom Cruise për aksidentin fatal

27 Shtator 2017, 22:30, Aktualitet CNA

Tom Cruise së fundi ka përfunduar xhirimet e filmit të tij më të ri i cili supozohej të godasë kinematë amerikane më 29 shtator. Filmi quhet American Made dhe ka një aksident të lidhur me të i cili daton diku rreth shtatorit të vitit 2015. Nëse nuk e dinit, gjatë xhirimeve për filmin dy pilotë humbën jetën në një aksident ajror, dhe tani familjet e tyre po kërkojnë dikë për të fajësuar, duket se Tom Cruise kryeson listën.

Drejtori i filmit Doug Liman, si dhe vetë Tom, donin të realizonin një fim të xhiruar në rrezikshmëri të lartë, të mbushur me aksion dhe të papritura. Por duket se gabimet në planifikimin, koordinimin dhe sigurinë e fluturimit, si dhe fakti që roli iu dha pilotëve të rinj të pakualifikuar, e të papërgatitur sollën incidentin fatal që tragjikisht përfundoi me humbjen e jetës së tyre.

Ajo çka e ka bërë situatën akoma më të rënduar është fakti se familjet e pilotëve të ndjerë Alan Purwin dhe Carlos Berl gjithashtu po padisin njëri-tjetrin për aksidentin, ndërsa familja Berl po padit pilotin i cili ishte plagosur në incident, por mbijetoi. Për fat të keq, Jimmy Lee Garland, pilot i tretë, që mbijetoi, nuk ka më ndjenjë në pjesën e poshtme të trupit.

Gjithashtu mësohet se disa minuta të tjera të filmit u shtuan në minutën e fundit, gjë që rezultoi që pilotët të ishin të papërgatitur dhe pa trajnimet e duhura për të përballuar të gjitha situatat e papritura. Është gjithashtu e rëndësishme të përmendim se disa nga ato skena të minutës së fundit kërkonin të qëlloheshin në disa kushte të vështira dhe të rrezikshme të motit. Një gjë më e rëndësishme është të theksohet se as Cruise as Liman nuk u emëruan si të pandehur në padi, por ata me siguri janë përshkruar si “neglizhentë”./CityNews   

Lajmet e fundit nga