LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushtroi dhunë ndaj vëllait/ Procedohet penalisht 51-vjeçari

27 Shtator 2017, 10:59, Aktualitet CNA

Një 51-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Beratit pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

51-vjeçari Sh. Ç., banues në Urë Vajgurore, akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vëllait të tij shtetasit B.Ç 38 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ?Dhuna në familje?, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Nga Seksioni i policimit në komunitet,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhër të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasin B.Ç 38 vjeç./ CityNews

Lajmet e fundit nga