LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë zjarri/ Arrestohet një shtetas, shpallet në kërkim një tjetër

27 Shtator 2017, 13:51, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e  djeshme në rrugën “Bardhyl”, ku ka patur të shtëna me armë zjarri. Arrestohet një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, u arrestua në flagrancë shtetasi : Sandër Dapaj, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili është kapur  në flagrancë në vendngjarje me armë zjarri të llojit “Beretta”.

U shpall në kërkim pronari i lokalit lloto sporti, shtetasi K. S., 44 vjeç, banues në Tiranë. Këta dy shtetas janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit G.S, 35 vjeç, E. O., 35 vjeçnw Sh. F., 32 vjeç,  E. B., 36 vjeç dhe  O. Xh., 46 vjeç , të gjithë banues në Tiranë .  Si pasojë e konfliktit të ndodhur shtetasi Sandër Dapaj, ka qëlluar në ajër me armë zjarri të llojit “Beretta”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e basteve i cili rezultoi pa licencë, janë gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuteri për vendosjen e basteve sportive dhe televizora plazma.

Policia  sekuestroi në cilësinë e provës materiale : armë zjarri e llojit “Beretta”, 6 gëzhoja, 4 televizorë plazma, 2 njësi kompjuteri. Vijon puna për identifikimin e  personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve S.D., dhe K.S., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike”, “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozivion e lokaleve për lojëra fati”, parashikuar nga nenet 278, 274, 197 e 198 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasit G.S., E.O., Sh.F., E.B., dhe O.Xh., për veprën penale “Prishjs e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga