LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm në qendrën e rehabilitimit/ 8 të vdekur dhe 14 të plagosur

27 Shtator 2017, 18:02, Aktualitet CNA

Në një qendër rehabilitimi në Meksikë, një grup meshkujsh të maskuar si ushtarakë hynë brenda dhe hapën zjarr ndaj pacientëve. Nga ky sulm mbetën të vdekur 8 persona  dhe u plagosën 14 të tjerë. Sipas dëshmitarëve agresorët sapo hynë brenda nisën të qëllonin këdo që i dilte përpara. Ende nuk ka një version zyrtar të ngjarjes ndërsa motivet po hetohen.

Qendrat e rehabilitimit të përdoruesve të lendëve narkotike kanë qenë në shënjestër edhe here të tjera  nga trafikantët e drogës, të cilët sulmojnë këto qendra pasi dyshojnë se aty fshihen grupe rivale.

Shpesh, qendrat e rehabilitimit përdoren edhe për rekrutimin e shpërndarësve të lëndëve narkotike. /CityNews

Lajmet e fundit nga