LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vizitë në Tiranë

27 Shtator 2017, 08:17, Aktualitet CNA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Tiranë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.  Kjo është vizita e tij e parë jashtë Kosovës që kur ai mori postin e kryeministrit të vendit afro 20 ditë më parë.
Haradinaj është pritur nga kryeministri Edi Rama në orën 10.00 në Pallatin e Brigadave, ku u zhvillua ceremonia ushtarake e mirëseardhjes.
Mes tyre do të ketë një takim kokë më kokë e më pas një takim dypalësh mes delegacioneve. Njoftohet gjithashtu se me rastin e vizitës së zotit Haradinaj do të zhvillohet takimi inaugural i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit ? Skënderbeut, komision që do të jetë nën kryesinë e dy kryeministrave.
Programi parashikon një konferencë të përbashkët mes zoti Rama dhe zotit Haradinaj, e më pas miku i lartë nga Kosova do të pritet edhe nga presidenti, Ilir Meta dhe kryetarin paralamentit Gramoz Ruçi dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ndërkohë pritet që të ketë edhe një takim mes zotit Haradinaj dhe ish-kryeministrit shqiptar Berisha.
Zgjedhja e zotit Haradinaj si kryeministër i Kosovës është mirëpritur nga Tirana zyrtare dhe politike. Kryeministri shqiptar Edi Rama duke përshëndetur zoti Haradinaj për marrjen e detyrës pak kohë më parë, u shpreh se ?Uroj që të biem dakord për kthimin e kufirit tokësor mes dy shteteve në një kufi euriopin pa radha kilometrike dhe kontrolle të tepërta policore, mundësisht qysh prej 1 janarit 2018?. Po ashtu zoti Rama uronte ??që bashkimin doganor të Shqipërisë me Kosovën ta bëjmë fakt të kryer një orë e më parë duke i kthyer doganat në portin e Shqipërisë në dogana dhe të Kosovës?. ?Projekti është gati, i dakordësuar mes dy palëve. Miratimi nga ana jonë është gati, presim vetëm miratimin e qeverisë së Kosovës? tha kryeministri shqiptar./ CityNews

Lajmet e fundit nga