LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqi/ U kapën me 190 kg kanabis, në pranga dy shqiptarët

27 Shtator 2017, 11:09, Aktualitet CNA

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve shqiptarë në një zonë me terren të thyer në afërsi të fshatit Kefalovrisi, pranë pikës kufitare të Tri Urave.

Mësohet se dy shtetasit shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm, ndërsa po ruanin një sasi të konsiderueshme droge.

Në të njëjtin vend patrulla e policisë gjeti tetë çanta udhëtimi, me 67 paketa kanabis që kishin një peshë të përgjithshme prej 189.8 kilogramë.

Policia sekuestroi drogën, dhe dy telefona celularë.

Dy të arrestuarit, me moshë 34 dhe 33 vjeç, u dërguan në prokurorinë e Janinës, të akuzuar për importim, transport dhe posedim droge me qëllim trafikimin, si dhe hyrje të paligjshme në Greqi./ CityNews

Lajmet e fundit nga