LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çudia në Gjykatën e Apelit/ I padituri është edhe paditës

27 Shtator 2017, 20:10, Aktualitet CNA

Në fokus të emisionit investigativ Fiks Fare mbrëmjen e sotme ka qenë Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër, i cili mbron veten dhe përfaqëson institucionin në sallën e gjyqit

Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër, Kristaq Thimio tregoi dje në ?Fiks Fare? se në gjykatë duhet të mbrojë veten ndaj një akuze që ka ngritur institucioni që ai drejton.

Seanca e radhës është caktuar për më 28 shtator, kur në mungesë të juristit të institucionit, ?drejtorit të paditur?, do t?i duhet t?i luajë vetë të dyja rolet para trupit gjykues. Ky drejtues është larguar tre herë nga detyra dhe ka fituar të drejtën e rikthimit me gjyq.
Zoti Thimio është emëruar fillimisht kryeinspektor i ISHMP Gjirokastër më datë 21.02.2014. Ai është shkarkuar nga detyra më datë 29.12.2014 për arsye se rezultonte debitor ndaj OSHEE-së.
Pas shkarkimit nga detyra ai nisi dhe procesin gjyqësor ndaj institucionit me objekt ?Kundërshtim urdhëri nr 67 dt 29.12.2014 të kryeinspektorit të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave; kthim në pozicionin e mëparshëm të punës; detyrimin e palës së paditur të kryejë pagesën nga momenti i ndërprerjes së marrëdhënieve të punës deri në momentin e rikthimit në punë?.

Në fund të këtij procesi ai doli fitues dhe në qershor 2017 u rikthye në krye të institucionit. Por ndërkohë, ndaj tij ishte hapur një tjetër proces gjyqësor për 1 USB.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, dega rajonale e qarkut Gjirokastër, mbas paraqitjes së raportit të hartuar nga Drejtoria e Auditimit të Brendshëm të Ministrisë së Mjedisit ka ngarkuar me përgjegjësi materiale kryeinspektorin Thimio, për shpenzimin e fondeve të institucionit për karburantin dhe për një USB që nuk e ka kthyer, me vlerë 3.000 lekë. Inspektoriati ka kërkuar marrjen e të gjithë hapave ligjorë për të zhdëmtuar këtë vlerë, duke arsyetuar se nuk ka asnjë dokument që justifikon mënyrën e përdorimit të karburantit dhe mungesën e USB-së.

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër mori vendim duke pranuar pjesërisht akuzën. Kështu, Kristaq Thimio u çlirua nga detyrimi i karburantit dhe iu la në ngarkim vetëm vlera prej 3.000 lekë e USB-së.

Por kur filloi gjyqi në shkallë të dytë, zoti Thimio u kthye në pozicionin e drejtuesit të institucionit që kishte ngritur padinë ndaj tij. Në këto kushte kryeinspektori Ergys Agasi, më datë 28.07.2017 ka nxjerrë një urdhër në bazë të të cilit Thimio pezullohej nga detyra për shkak se ndaj tij kishte filluar një procedim disiplinor, duke marrë shkas nga raporti i auditimit të sipërcituar.

Ndërkohë që më datë 14.09.2017, zoti Agasi kishte nënshkruar urdhrin tjetër për revokim të pezullimit dhe rikthimin në detyrë të Thimios.

Thimio,  pas marrjes së detyrës, është paraqitur në seancë gjyqësore në cilësinë e të paditurit, ndërkohë që është de jure dhe de facto edhe përfaqësuesi i palës paditëse, duke krijuar një situatë  absurde që i jep shkas krijimit të një situate konflikti interesi. Absurdi vijon në seancën e datës 28.09.2017.

Lajmet e fundit nga