LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Malltezi denoncon Veliajn/ Merr leje për skulptura, por për beton nuk pyet njeri

26 Shtator 2017, 12:40, Aktualitet CNA

Në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale, drejtori i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi kritikon kryebashkiakun Veliaj se sipas tij merr leje për skulpturë por për beton nuk pyet njeri.

Në statusin e tij, Malltezi bën këtë denoncim:

Lali merr leje për skulpturë por për beton nuk pyet njeri.

Veliaj i kërkon Këshillit Bashkiak të miratojë vendosjen e një skulpture. MREKULLI do themi të gjithë, Bravo sa ka evoluar demokracia jonë ku edhe për një skulpture merret leje dhe bëhet çështje e Këshillit Bashkiak. POR Po për prishjen e Parkut të Gjelbër tek Rr. Kavajes për të ndërtuar pallate pse nuk u mor miratimi nga Këshilli Bashkiak? Pikërisht për Parkun e fundit që po betonizojnë e kam fjalën, atë që pretendojnë që i ka ardhur Anjeli në Tirane dhe ia ka firmos me emrin XHANI dhe jo Gianni e kam fjalën. 

Po për betonizimin e gjithë Sheshit Skënderbej pa leje ndërtimi fare nuk duhej një miratim nga Këshilli Bashkiak? Po betonizimi i Parkut të Liqenit e Gardes nuk duhet sjellë në Këshill Bashkiak? Po për 44 katëshin e fundit mes Tiranes ku prishet Parku i Lojrave pse nuk e coi në Këshill Bashkiak? Po heqja e rreth-rrotullimit dhe dhënia e rrugës publike si tokë private për hotelin (ndertim pa leje) të Frrokut a nuk duhej miratim në Këshillin Bashkiak të Tiranës?
Apo këto nuk janë vendime kaq madhore si ceshtje sa c?është vendosja e një skulpture?/ CityNews

 

Lajmet e fundit nga