LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditet një grup i trafikut të drogës/ Tre të arrestuar

26 Shtator 2017, 09:08, Aktualitet CNA

Në kuadër të operacionit të koduar ?Segmenti?, policia e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 0.5 kg lëndë narkotike, e llojit kokainë, një pistoletë si dhe 4 telefona celularë.

Gjithashtu policia bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë shtetasit, Laurian Malko 32   vjeç, banues në Durrës, Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, dhe Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës.

Policia informoin se shtetasi Elmaz Gjepali siguronte lëndën narkotike të llojit Kokainë.

Shtetësia Mirvete Tupi lëndën narkotike të siguruar nga shtetasi Elmaz Gjepali  i?a jepte shtetasit Laurian Malko dhe ky i fundit e shiste.

Nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 ?./ CityNews

Lajmet e fundit nga