Connect with Us

Aksidentoi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja/ Arrestohet 69-vjeçari

Aktualitet

Aksidentoi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja/ Arrestohet 69-vjeçari

Publikuar

-

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e një 69-vjeçari pasi ka aksidentuar një këmbësor, teksa lëvizte me mjetin e tij pa targa dhe pa leje drejtimi. Mësohet se është arrestuar shtetasi Vangjel Goga, banues në fshatin Daullas, Grecalli, Fier.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar motomjetin tip “YAMAHA”, pa targa dhe pa leje drejtimi ka goditur këmbësorin, shtetasin S.H, 61 vjeç, banues në fshatin Daullas, i cili u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Ndërkohë, shtetasi Vangjel Goga është larguar nga vendi i aksidentit dhe pas ndjekjes nga shërbimet e policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.

LEXO EDHE:  Plagosi me thikë një person/ Arrestohet 63-vjeçari në Dropull

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” parashikuar nga Nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Marrëdhëniet me Turqinë/ Basha: Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimi në BE

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar mbi marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me Turqinë.  Sipas tij, Turqia është një aleat, por rruga e vetme për Shqipërinë është ajo drejt Bashkimit Evropian.

Ai shton, se qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok me këtë shtet.

 “Faktori ndërkombëtar ka pasur një ndikim dhe e bën nëpërmjet institucioneve OSBE-ODIHR, SHBA, Parlamenti i Europës. Ato kanë qenë të qarta se sa vendimtare janë këto zgjedhje, janë parakusht për hapjen e negociatave dhe në dorë të shqiptarëve është hapja e rrugës Europiane, apo të rrezikojmë një izolim të dytë në raporto SHBA-Shqipëri, shqiptarët janë të vëmendshëm dhe të qartë.

Turqia është një vend aleat në NATO na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishme dhe jam e bindur që qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie bilateriale, pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok.   Turqia është një aleat i rëndësishëm për Shqipërisë, por është e padiskutueshme dhe aspak në kontradikta në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ne kemi një drejtim, anëtarësimi në BE”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fushata elektorale/ Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy ushtri që s’takohen në betejë

Publikuar

-

Nga

Fushata elektorale/ Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy ushtri që s’takohen në betejë

Për analistin Plator Nesturi, partitë politike në këto zgjedhje po i shmangen ballafaqimeve me njëra-tjetrën.

I ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, Nesturi e konsideroi “zgjedhje të zgjuar” qasjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u fokusuar vetëm te programi dhe “retorika e qetë”. Kjo sipas tij i lejon që të ketë kontakte “më të qeta me elektoratin”.

Megjithatë në tërësi, Nesturi tha se është e vështirë të kuptohet “impakti i kësaj qasjeje te elektorati”. Duke analizuar në përgjithësi, Nesturi tha se në këto zgjedhje të dyja palët politike i duken si “ushtri ku secila shkon në luftë, por asnjëra nuk e takon njëra-tjetrën për betejë”.

LEXO EDHE:  Rrahu ish-bashkëshorten dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë/ Arrestohet 50-vjeçari

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 qershorit/Ja sa mandate ndajnë partitë në Fier sipas votave në dy përballjet e fundit

Nesturi tha se shoqërisë dhe mediave i mungon një grup ekspertësh me besueshmëri te publiku për t’i nxitur ballafaqimin palëve, për t’u kërkuar bilancin e punëve, apo premtimeve dhe se sa të realizueshme janë ato./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbremjën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në zoënë e Astirit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.

LEXO EDHE:  Plagosi me thikë një person/ Arrestohet 63-vjeçari në Dropull

LEXO EDHE:  Inpektorët kërkojnë transferimin e kafshëve nga “Safari Park”/ Pronari i mbyll derën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE