LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu/ Komisioni i Ligjeve miraton propozimin. Opozita braktis sallën

25 Shtator 2017, 12:11, Aktualitet CNA

Mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar të Ligjeve është shoqëruar me debate të forta.

Pas debateve të ashpra për disa orë, Komisioni ka miratuar, pa praninë e opozitës, numrin e punonjësve për organet e Vettingut. Është miratuar numri i punonjësve për Kolegjin e Apelimit, Komisionin e Kualifikimit dhe Komisionerin Publik.
Ligjet kanë miratuar 110 punonjës në staf për këto institucione të rëndësishme të Vettingut, nga 185 që ishin kërkuar. Përfaqësuesja e institucionit ka akuzuar se me këtë reduktim cenohet puna e kolegjit. Në krah të kërkesës ka dalë edhe PD, e cila ka akuzuar shumicën se po shkurton stafin për Vetingun, pasi nuk e ka përparësi.

Ndërkohë, deputeti Tahiri u shpreh pro propozimeve të opozitës, si dhe bëri thirrje që puna e komisionit të fillojë sa më parë. Por opozita braktisi komisionin në momentin e votimit, ndërsa ish-ministri Saimir Tahiri votoi vetëm njërën nga pikat, ndërsa për dy të tjerat nuk mori pjesë në votim./ CityNews

10:36 Aktualitet

Tripolariteti në PD

Partia Demokratike ka vendosur të nisë analizën e humbjes së...

09:21 Aktualitet

Kohë të përziera

“Mukja” u prish, domethenë qepallimi. Me një shqelm bithëve....

Lajmet e fundit nga